• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këmbanat politike të gjeneralit VIP që Trump solli në Tiranë

by Ylli Pata
15/04/2026 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Emërimi i një ambasadori “politik” nga Presidenti Amerikan nuk ndodh shpesh, madje shumë rrallë. Megjithatë, nën presidencën Trump ritet e ngurosura të politikës amerikane nuk janë më një totem politik, pasi suprizat e tronditjet po i lënë vendin njëra tjetrës.

Gjithsesi, duhet thënë se emërimi i ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte një lajm, që natyrisht ja vlen të marrë vëmendjen e të kuptohet përseja për të shkuar tek një prognozë, natyrisht relative dhe më shumë hipotetike.

Në historikun diplomatik të dekadave të fundit, presidenti i SHBA emëron ambasadorë “politikë”, do të thotë emra të rëndësishëm jashtë trupit diplomatik të armatës së Departamentit të Shtetit në vende të mëdha, apo në shtete me peshë të rëndësishme për SHBA e posaçërisht për politikën e Presididentit. Të paktën në Ballkanin Perëndimor, SHBA nuk ka pasur një ambasador “politik” në një periudhë të gjatë kohe. Duke përjashtuar rastin e ambasadorit Chris Hill në Serbi, i cili u emërua në një kohë kur ishte tërhequr nga shërbimi diplomatik. Dërgimi i Hill në Beograd ishte një sinjal i rëndësishëm i Presidentit Joe Biden për të kryer një mision special. T’i qëndrojë afër sferës politike më të madhe ruse në Ballkan për ta kontrolluar apo menaxhuar diplomatikisht.

Ndërkaq, Presidenti Donald Trump, qoftë në mandatin e parë, qoftë në të dytin, peshat e rënda të diplomatëve i ka rezervuar për vendet e rëndësishme, si për shembull Charles Kushner, përkatësisht krushkun e tij në Paris, apo Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Berlin gjatë mandatit të parë. Ndërkaq, personazhet të besuar brenda rrethit të afërt janë dërguar në vende të rëndësishme si Izraeli apo vendet e tjera aleate të Lindjes së Mesme.

Në rajonin tonë, emërimi që bëri përshtypje së fundmi ishte ai i gazetares Kimberly Ann Guilfoyle, si ambasadore në Athinë.

Kaliforniania Guilfoyle, një personazh i rëndësishëm i MAGA-s dhe rrethit të afërt të Trump ishte edhe në Tiranë së fundmi, ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Investimi i fuqishëm i gjigandit ExxonMobile në ujrat e Greqisë është një sinjal i rëndësishëm për këtë emërim. (Një tjetër emër i njohur për ne, përkatësisht Yuri Kim, është një nga drejtuesit e gjigandit amerikan të hidrokarbureve).

Pikërisht, duke u nisur nga kjo logjikë dhe traditë, ka bërë lajm emërimi në Tiranë i një ambasadori që nuk vjen nga shërbimi diplomatik.

Bëhet fjalë për gjenralin lejtnant Eric P. Wendt, dekreti për të cilin ka mbërritur edhe në Senat. Gjenerali Wendt, një ushtarak i nivelit të lartë që ka drejtuar Komandën e Operacioneve Sppeciale të NATO-s, ndër të tjera është i specializuar për çështjet e Lindjes së Mesme, ku ka shërbyer edhe si konsulent për marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Në shtatorin e vitit 2020, gjatë mandatit të tij të parë, Presdenti Donald Trump e emëroi gjeneralin Wendt si ambassador në Katar, por kandidatura e tij nuk arrit të shkojë në senat, pasi siç dihet në nëntor të atij viti, Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale.

Emërimi i gjeneralit që ka shërbyer për 30 vjet në elitën e forcave speciale amerikane, atë të berretave të gjelbra, ka shkaktuar mjaft diskutime e natyrisht hipoteza, pore dhe teori konspirative në rrjeti dhe në emisionet televizive.

Ku janë prodhuar mjaft versione të shkaqeve, pasojave dhe peshës që do të ketë veterani i këmbësorisë së US Force në selinë e Rrugës së Elbasanit.

Megjithatë, fakt është që nuk duket, e nuk ka sit ë jetë një rastësi ky emërim, i cili ka edhe sinjalin, apo peshën e tij specifike. Që do të sqarohet edhe më shumë gjatë hiring-ut që gjenerali Eric Wendt do të ketë në Komitetin e Punëve të Jashtmet ë Senatit Amerikan.

Megjithatë, si për ta ilustruar këtë lajm, me një zhvillim të disa viteve më parë, duket se puzzle merr një formë së paku më të plotësuar.

Bëhet fjalë për Janarin e vitit 2022, përkatësisht më shumë se 4 vjet më parë.

Në atë kohë, Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka njoftuar se një shtab i saj pararojë do të ngrihet në Shqipëri.

Pas publikimit të këtij lajmi, pati edhe një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama në atë kohë, i cili theksoi: “Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Venddodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë.

Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt. Falenderoj publikisht që se kam me fort qejf por duhet bërë.

Realisht Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim më të lartë prej një kohe të qendrueshme dhe pse jo të gjatë. Për ata që qahen, ku i kemi armët, helikopterët, pushkët, etj jemi një vend i NATO-s, dhe tashme kemi shtabin bazë të Forcave Operacionale Speciale të SHBA-ve”, tha Rama, në janarin e 2022.

Gjasat janë që ai angazhim ushtarako-politik i SHBA ka ardhur koha të konkretizohet dhe të menaxhoheet nga një profesionist i dorës së parë, i cili përveç spaletave të gjeneralit do të ketë dhe ato të kryediplomatit amerikan në Shqipëri.

Next Post
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi jetën në aksident, përcillet sot për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Humbi jetën në aksident, përcillet sot për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

July 19, 2026
Tifozët argjentinas ‘pushtojnë’ Times Square përpara sfidës me Spanjën

Tifozët argjentinas ‘pushtojnë’ Times Square përpara sfidës me Spanjën

July 19, 2026
Çfarë po ndodh? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

Çfarë po ndodh? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

July 19, 2026
Zbulohet arsenal armësh në Durrës! Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Zbulohet arsenal armësh në Durrës! Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

July 19, 2026
Rrahjet e ngadalta të zemrës/ Ja çfarë duhet të dini dhe si të veproni

Temperaturat e larta dhe të sëmurët kardiakë, mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

July 19, 2026
VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

July 19, 2026
Spanjë-Argjentinë vendos rekorde dhe jashtë fushës së blertë, miliona dollarë për një biletë

Spanjë-Argjentinë vendos rekorde dhe jashtë fushës së blertë, miliona dollarë për një biletë

July 19, 2026
Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

July 19, 2026
Rusia godet Ukrainën me sulme ajrore! Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

Rusia godet Ukrainën me sulme ajrore! Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

July 19, 2026
Balla ironizon protestën: Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut

Balla ironizon protestën: Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In