Vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ish-presidenti Barack Obama e kritikoi ashpër Presidentin Donald Trump.
Ai komentoi reagimin e administratës së Trump ndaj një shakaje që ai kishte bërë një ditë më parë.
“Këta nuk janë njerëz seriozë. Dhe të gjithë po e paguajmë çmimin për mungesën e tyre të seriozitetit”, tha Obama për Trumpin dhe Partinë Republikane gjatë një tubimi elektoral në periferi të Atlantës të mërkurën në mbrëmje.
“Ai ishte shumë i mërzitur për komentet për Cheesecake Factory. Ata mobilizuan një përgjigje të të gjithë qeverisë ndaj asaj shakaje. Jo ndaj inflacionit, por ndaj asaj shakaje”, shtoi ai.
Trumpi dhe aleatët e tij janë përgjigjur vazhdimisht ditët e fundit ndaj deklaratës së Obamës në fundjavë, sipas së cilës ndryshimet e bëra nga presidenti e kanë lënë Shtëpinë e Bardhë të duket “sikur Sadam Huseini të kishte hapur një restorant Cheesecake Factory”.
Ndërsa zgjedhjet po afrohen, sondazhet tregojnë për një shumicë të mundshme demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve.
The post Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











