Pas vizitës së nënës së tij, Shqiponja Veliaj, në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fier ka mbërritur edhe bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa.
Ajo është parë duke hyrë në ambientet e brendshme të burgut me fëmijën e tyre në krahë, për të kryer vizitën familjare pranë ish-kryebashkiakut të Tiranës.
Kjo seri vizitash nga pjesëtarët e familjes vjen në një kohë kur mbrojtja ligjore ka ngritur shqetësime publike mbi kushtet e izolimit dhe sigurisë fizike të Veliajt pas transferimit të tij të djeshëm nga IEVP e Durrësit.













