• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

by A R
29/10/2026 15:42
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të këshilltarëve socialist për sa i përket transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit. Valteri shprehu shqetësimin e tij për këtë transferim të papritur të kryetarit të Bashkisë së Tiranës teksa raportoi edhe kushtet e rënda në të cilat po mbahet ai. Valteri tha se Veliaj është i pafajshëm dhe se ai duhet të trajtohet me të gjitha të drejtat që ia garanton ligji.

“Të kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve të paktën transparencë të menjëhershme mbi arsyet ligjore dhe faktike të këtij transferimi. Grantimin e kushteve të qëndrimit në përputhje me standardet ligjore dhe evropiane si dhe vlerësimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore të z. Veliaj. Me sa di unë, z. Veliaj ka pasur edhe një aksident dhe e ka këmbën në allçi, ka qenë disa herë në vizita në spital, kështu që nuk e di çfarë e ka pasur me kaq ngut për ta marrë e degdisur në Fier. I kërkojmë Avokatit të Popullit të bëjë publike, brenda kufijve ligjorë, gjetjet dhe rekomandimet e inspektimit të kryer”, u shpreh Valteri.

Më poshtë Rezolta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës:

Lidhur me transferimin dhe kushtet e mbajtjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ne, këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për transferimin e papritur të Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, nga institucioni i paraburgimit në Durrës në atë të Fierit, si dhe për kushtet e rënda në të cilat raportohet se po mbahet.

Shqetësimi ynë bëhet edhe më serioz pas vizitës së Avokatit të Popullit në institucionin e Fierit, ku janë ngritur çështje që kërkojnë verifikim dhe ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Erion Veliaj është një qytetar i paraburgosur, i cili gëzon prezumimin e pafajësisë dhe të gjitha të drejtat që Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut i njohin çdo individi. Ai është gjithashtu Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, mandati i të cilit është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese.

Asnjë masë paraburgimi nuk mund të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor apo poshtërues, për kufizime arbitrare të komunikimit me familjen dhe mbrojtësit ligjorë, apo për pengesa të pajustifikuara në marrjen e kujdesit shëndetësor.

Për këto arsye, kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

1. Transparencë të menjëhershme mbi arsyet ligjore dhe faktike të transferimit.
2. Garantimin e kushteve të qëndrimit në përputhje me standardet ligjore dhe europiane, si dhe vlerësimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore.
3. Respektimin e plotë të së drejtës së komunikimit me familjarët dhe mbrojtësit ligjorë.
4. Verifikimin dhe heqjen e çdo kufizimi të pajustifikuar që pengon ushtrimin e të drejtave të tij.

I kërkojmë Avokatit të Popullit të bëjë publike, brenda kufijve ligjorë, gjetjet dhe rekomandimet e inspektimit të kryer.

Si anëtarë të Këshillit Bashkiak, kemi gjithashtu përgjegjësinë të kërkojmë që situata e krijuar të mos prodhojë pengesa të paligjshme për funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimin e kompetencave të kryetarit të saj.

Ne nuk kërkojmë privilegje për Erion Veliajn. Kërkojmë respektimin e ligjit, dinjitetit njerëzor dhe të drejtave që i takojnë çdo qytetari.

Drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor. Dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave.

Next Post
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In