• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Mik i vjetër i Putinit, ish-presidenti i Dinamos dhe oligarkët e tjerë rusë që u ndëshkuan nga Britania

by Java News
22/02/2022 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson njoftoi të martën sanksione ndaj tre prej individëve më të pasur të Rusisë, si pjesë e përgjigjes së qeverisë britanike ndaj konfliktit në rritje në Ukrainë.

Ja një vështrim i miliarderëve që përballen me ngrirjen e aseteve, ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe kufizimet e tregtimit.

Gennady Timchenko, 69 vjeç, kontrollon Volga Group, një firmë investimi me bazë në Rusi, me interesa në bizneset e energjisë, transportit dhe ndërtimit. Pronat e tij më të mëdha përfshijnë aksione të mëdha në prodhuesin publik të gazit natyror Novatek dhe prodhuesin e kimikateve Sibur. Ai shiti një aksion në firmën tregtare të naftës Gunvor Group përpara se të përballej me sanksionet e SHBA-së për aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014.

Djali i një oficeri ushtarak sovjetik, Timchenko u takua dhe u miqësua me Vladimir Putin në Shën Petersburg gjatë fillimit të viteve 1990. Putin përfundimisht u bë kryetar i një klubi xhudo që Timchenko bashkëthemeloi dhe tani është president i Federatës Ruse.

Mik i vjetër i Putinit, ish-presidenti i Dinamos, oligarkët rus

Timchenko ka një vlerë neto prej rreth 16 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Përveç Gennady Timchenkos, konsullit të nderit të Serbisë në Shën Pjetërburg, Britania u vendosi sanksione edhe dy kushërinjve Rotenberg.

Boris Rotenberg ka qenë dikur shok skuadre në xhudo me Putin dhe është një prej miliarderëve të goditur nga sanksionet britanike. Bashkëpronarit të SMP Bank dhe nipit të tij, Igor, iu ngrinë asetet në Britani, pas vendimit të Putin për të dërguar trupa në Ukrainë.

Nga miqësia me Putin, Boris Rotenberg përfitoi kontrata të mëdha në bizneset e gazit dhe energjisë elektrike, pas rënies së komunizmit në Rusi, shkruajnë mediat britanike. Nipi i tij, Igor, u bë miliarder pasi mori disa fonde investimesh nga babai i tij Arkady. Ndërsa Timchenko është njeriu i gjashtë më i pasur në Rusi.

Mik i vjetër i Putinit, ish-presidenti i Dinamos, oligarkët rus

Boris Rotenberg ka një pasuri neto prej rreth 1 miliard dollarë, sipas indeksit të pasurisë së Bloomberg, ndërsa i vëllai Arkady është 2.1 miliardë dollarë.

Mik i vjetër i Putinit, ish-presidenti i Dinamos, oligarkët rus

Arkady dhe Boris Rotenberg kanë në pronësi edhe grupin Stroygazmontazh (SGM), kompaninë më të madhe ruse të prodhimit të gazsjellësve. Në vitin 2017, “Forbes” vlerësoi se pasuria e tyre ishte 2,5 miliardë dollarë, por mund të jetë pakësuar pasi ndaj të dyve janë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Marrëdhënie e tyre me Putin daton që nga viti 1963, kur iu bashkuan një klubi të arteve marciale. Në vitin 1978, Arkady është bërë edhe trajner xhudoje.

Që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 19991, qindra miliarda dollarë janë investuar nga Rusia drejt Perëndimit, por Londra ka qenë gjithmonë qyteti i preferuar i oligarkëve rusë.

Djali i madh i Arkady, Igor, 48 vjeç, zotëron një aksion në kompaninë e shpimit Gazprom Bureniye dhe operatorin e sistemit me pagesë Platon. Babai i tij, i cili filloi të praktikonte xhudo me Putinin kur ishin të dy adoleshentë, shiti Stroygazmontazh në vitin 2019 për rreth 1.3 miliardë dollarë.

Edhe përpara se Mbretëria e Bashkuar të shpallte sanksione ndaj familjes Rotenberg dhe Timchenko — si dhe vendosjen e kufizimeve në pesë banka — super të pasurit e Rusisë tashmë po prekeshin financiarisht nga situata në Ukrainë.

Miliarderët rusë në mesin e 500 të pasurve më të mëdha në botë kanë humbur 35 miliardë dollarë në pasuri të kombinuar këtë vit, me Timchenko që përbën pothuajse një të pestën e totalit, sipas indeksit të Bloomberg./m.j

Next Post
Nisma e Donaldit për të ndërtuar shtëpi/ Arbër Hajdari: Ishalla Zoti ja shton garën për veprat e mira…!

Nisma e Donaldit për të ndërtuar shtëpi/ Arbër Hajdari: Ishalla Zoti ja shton garën për veprat e mira...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

August 19, 2026
Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com