• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Foltorja e PD nis me një minutë heshtje, Berisha: Protesta e 8 majit, për vogëlushët tanë!

by E S
04/05/2026 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha nisi këtë të hënë, 4 maj, foltoren e përjavshme të PD me një minutë heshtje për dy vogëlushët, të cilët humbën tragjikisht jetën të dielën.

Gjatë fjalës së tij kreu i PD ngushëlloi familjarët dhe qytetarët e Durrësit për këtë tragjedi të madhe, teksa theksoi se pësuan një traumë nga një person, “i forti i lagjes”.

“Sonte u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje engjëjt që qyteti i Durrësit dhe familjet i përcollën në banesën e fundit. Të ngushëllojmë familjet, të ngushëllojmë qytetin e Durrësit, për traumën e tmerrshme që pësoi nga i forti i lagjes, një kriminel i damkosur që pasi u mori jetën, i la në kthetrat e vdekjes dhe ia mbathi. I paharruar kujtimi i vogëlushëve të qytetit të Durrësit që shkuan sonte në banesën e fundit dhe i lehtë dheu i tokës mbi këta engjëj të Durrësit”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek protesta e paralajmëruar më 8 maj, Berisha tha se nuk do të jetë aspak një protestë politike, por një “revoltë si asnjëherë më parë”. Kreu i PD tha se protesta e së premtes do të jetë një protestë kushtuar ndërgjegjes së shqiptarëve.

“Ne mblidhemi sot në këtë shesh në prag të datës 8 maj, datës së kryengritjes tonë paqësore. 8 maji është data e protestës tonë të madhe. Është data e revoltës. Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë. Protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike. Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive. Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve. Do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve. Do të jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre. Sonte unë kam një thirrje për çdo shqiptar”, shtoi Berisha.

Next Post
Trump: Irani do të “shkatërrohet nga faqja e dheut” nëse ndërhyn në Hormuz

Trump: Irani do të “shkatërrohet nga faqja e dheut” nëse ndërhyn në Hormuz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In