• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike. Evidenca nga ADN-ja e lashtë

by A R
04/05/2026 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është publikuar sot në revistën “Nature Human Behaviour” një studim i ri gjenetik, që ofron panoramën më të qartë se kurrë më parë për origjinën e shqiptarëve, duke zbuluar rrënjë të thella në Ballkan dhe një nivel të pazakontë vazhdimësie që nga Epoka e Bronzit deri në ditët e sotme.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Oksfordi-t, Universiteti i Tel Aviv-it, Ohio State University, ka analizuar mbi 6,000 genome të lashta nga Ballkani dhe Euroazia Perëndimore, si dhe 74 genome të reja nga shqiptarë të sotëm. Studiuesit përdorën metoda të avancuara statistikore, përfshirë teknikën “ancient identity-by-descent” (ancIBD), e cila identifikon segmente ADN-je të trashëguara nga paraardhës të përbashkët.

Rezultatet tregojnë se, “ndërsa një pjesë e madhe e Evropës Juglindore u rimodelua nga migrime në shkallë të gjerë gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm mbetën relativisht të paprekur. Terreni malor duket se ka shërbyer si një strehë afatgjatë, duke ruajtur lidhjet gjenetike me popullsitë e lashta të Ballkanit Perëndimor dhe qendror nga Epoka e Hekurit dhe periudha romake”.

Dr. Leonidas-Romanos Davranoglou, studiues në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit të Oksfordit, tha: “Rezultatet tona tregojnë se shqiptarët përfaqësojnë një nga shembujt më të qartë të vazhdimësisë gjenetike afatgjatë në Ballkan. Pavarësisht tronditjeve të mëdha historike, ata ruajtën lidhje të forta me popullsitë e lashta që jetonin në këtë rajon mijëra vite më parë.”

Kjo vazhdimësi reflektohet edhe në modelet demografike. Analizat gjenetike mbi madhësinë historike të popullsisë tregojnë se shqiptarët rrjedhin nga një popullsi paraardhëse relativisht e vogël dhe e bashkuar, në përputhje me izolimin e zgjatur dhe rrjedhën e kufizuar të gjeneve nga jashtë gjatë shekujve.

Bashkëautori Dr. Alban Lauka theksoi: “Ky lloj sinjali gjenetik tregon një popullsi që ka mbetur relativisht e qëndrueshme për periudha të gjata, edhe pse rajonet përreth përjetuan ndryshime të mëdha demografike.”

Bashkautori Gjergj Bojaxhi shtoi: “Ky është një zbulim kyç për historinë shqiptare. Ai tregon se komunitete të lidhura ngushtë me shqiptarët e sotëm ishin tashmë të pranishme në Jug të Shqipërisë shumë kohë përpara se të dokumentoheshin historikisht.”

Revista Nature është një nga dy-tre revistat më prestigjioze në botë në fushën e Antropologjisë dhe artikulli është publikuar pasi ka kaluar një oponencë tekniko-shekncore nga redaksia e revistës.

Publikimi ka disa bashkautorë nga Shqipëria (Projekti Rrënjët, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Albanologjisë), si dhe bashkëautorë nga vende si Greqia, Hungaria, Polonia dhe SHBA.

Artikulli ka përdorur databazën më të madhe të popullatës moderne shqiptare (Shqipëri, Kosovë/Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri) me teste të kryera në laboratorë në Gjermani, Itali dhe SHBA. Edhe brenda territorit të Shqipërisë kampioni i rezultateve përmban rezultate nga çdo rajon i vendit.

Studimi në revistën “Nature”: Shqiptarët rrjedhin nga

Next Post
Nuk lejohen marrëdhëniet, ditën e kanë të programuar/ Detaje: Si jetojnë anëtarët e MEK në Manzë

Përballja e propogandës në deklaratat e fundit për MEK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avionët luftarakë ngrihen në aksion pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

Avionët luftarakë ngrihen në aksion pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Majko: Opozita boll shëtiti rrugët, t’i përvishemi punës së bashku

Ku gabuam…?

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

September 19, 2026
NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

September 19, 2026
Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com