• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Forbes”: Jeff Bezos është tani më i pasuri, pas mbetet Bill Gates

by Java News
07/03/2018 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri një i “Amazon”, Jeff Bezos është shpallur personi më i pasur në botë, duke rrëzuar kështu nga froni i klasifikimit të më të pasurve, themeluesin e “Microsoft”-it, Bill Gates.

Lajmi publikohet nga vet revista “Forbes”, që saktëson se falë një rritjeje prej 59% të vlerës së aksioneve të “Amazon” në 12 muajt e fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij duke shkuar në 120 miliardë dollarë, kundrejt 90 miliardëve të Gates, transmeton tch.

Në klasifikimin e fundit të “Forbes”-it, Warren Buffet renditet i treti me 84 mld dollarë pasuri, ndërsa industrialisti francez, Bernard Arnault me familjen e tij zënë vendin e katërt, me plot 72 mld dollarë, të ndjekur nga shumë pranë nga Mark Zuckerberg, në të pestin, me 71 mld dollarë. Amancio Ortega, padroni i “Zara”-s zë vendin e gjashtë me 70 mld dollarë, i ndjekur nga manjati meksikan Carlos Slim, me 67.1 miliardë dollarë.

Mes 20 personave më të pasur në botë hyjnë edhe dy kinezë. Bëhet fjalë për Ma Huateng, shefin ekzekutiv të kolosit “Tencent”, i cili është më i pasuri i Azisë, por i 17-i në botë; si dhe themeluesi i “Alibaba”, Jack Ma.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zbret në vendin e 766 në botë, krahasuar me të 544-tin që mbante në renditjen e parafundit të revistës prestigjioze. Pasuria e tij vlerësohet në 3.1 miliardë dollarë, plot 400 milionë më pak sesa një vit më parë.

Mes italianëve, i pari në listë është Giovanni Ferrero, pronar i markës që prodhon “Nutella”-n, që renditet në vendin e 37 me 23 mld dollarë. Në vendin e 45-të shihet Leonardo del Vecchio, me 21.2 mld dollarë, ndërsa Silvio Berlusconi ndodhet i 190-i në klasifikim, me 8 mld dollarë.

Sipas “Forbes”-it, vlera e aseteve të 2.208 më të pasurve të botës, nga 72 vende të ndryshme, shkon në total në 9.100 miliardë dollarë, plot 18% më shumë sesa viti i kaluar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të miliarderëve, me 585, të ndjekur nga Kina me 373. Jashtë kësaj liste, si për çudi, kanë mbetur 10 sauditët që përfshiheshin në renditje vitin e kaluar. (b.an)

Next Post
Një qeveri 100 % populiste? Skenarët e koalicioneve në Itali

Një qeveri 100 % populiste? Skenarët e koalicioneve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com