Situata financiare e bankave në vend është stabël dhe pa probleme. Projektligji i Bankës së Shqipërisë për krijimin e fondit të posaçëm për shpëtimin e bankave në rrezik falimentimi për qeverinë ka si qëllim minimizimin e ndërhyrjes me paratë publike.
“Gjatë krizës, shumë vende për t’i shpëtuar bankat nga falimenti përdorën paratë e tatimpaguesve. Ky proces paraqet një ngarkesë monetare të madhe për buxhetet e shteteve dhe një barrë jo të vogël për tatimpaguesit. Një nga qëllimet e këtij projektligji është shmangia sa më shumë e veprimeve të tilla nga shteti dhe sidomos nga buxheti”, – deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Fondi i shpëtimit do të krijohet me kontribute të vetë bankave. Edhe opozita është parimisht dako-rd, por sipas saj në kushtet aktuale, kur bankat nuk rrezikojnë, vëmendja duhet përqendruar te mbështetja e ekonomisë.
“Jam dakord me ju që sistemi bankar nuk ka rrezik të shtuar, por a është ky momenti për t’i kërkuar kosto ekstra, në një kohë kur presim që sistemi bankar të marrë risqet përsipër dhe që ekonomia të dalë nga gjendja e përgjumur ku ndodhet aktualisht?” – u shpreh ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Fondi i shpëtimit të bankave do të menaxhohet nga Banka e Shqipërisë dhe do përdoret vetëm kur falimentimi i bankës cenon stabilitetin financiar. Në çdo rast, depozitat janë të siguruara sipas ligjit në fuqi. Skema përfshin vetëm sektorin bankar dhe jo fondet e investimeve.
Sipas relacionit, projektligji synon të vendosë në dispozicion të Bankës së Shqipërisë (Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme) një tërësi instrumentesh ligjore për të ndërhyrë në një fazë që të jetë mjaftueshmërisht e hershme dhe e shpejtë në rastin e një banke në pozita jo të shëndosha ose në gjendje kolapsi, në mënyrë që të sigurohet vijueshmëria e funksioneve financiare dhe ekonomike me rëndësi kritike të bankës, gjithmonë duke minimizuar efektin që ka kolapsi i saj tek ekonomia dhe sistemi financiar.
BW/d.i.












nje mase shume e mire per ti bere ball situates per te parandaluar efektet negative
nje mase shume e mire per ti bere ball situates per te parandaluar efektet negative