• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

by A R
06/01/2026 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bastvënës anonim i kriptomonedhave fitoi rreth 436 mijë dollarë duke parashikuar arrestimin e presidentit venezuelan Nicolás Maduro, pak para se lajmi të bëhej zyrtar.

Bastet u vendosën në platformën Polymarket, ku kuotat që Maduro nuk do të ishte më në pushtet deri në fund të janarit ishin në platformë, disa orë para paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump. Një llogari e vetme, e hapur muajin e kaluar dhe aktive vetëm në tregje që lidhen me Venezuelën, fitoi mbi 436 mijë dollarë, nga një bast prej 32 537 dollarësh.

Identiteti i personit që vendosi bastin mbetet i panjohur, pasi llogaria është anonime dhe identifikohet vetëm përmes një kodi blockchain. Të dhënat e Polymarket tregojnë se shanset për largimin e Maduros ishin vetëm 6.5% pasditen e 2 janarit.

Këto shanse u rritën në 11% pak para mesnatës dhe më pas u rritën ndjeshëm në orët e para të 3 janarit. Rritja e papritur ndodhi pak para se Trump të njoftonte në Truth Social se Maduro ishte marrë në paraburgim nga SHBA-të. Polymarket nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment mbi këtë rast.

Dennis Kelleher nga organizata Better Markets deklaroi se personi që ka vendosur bastin, ka pasur me siguri informacion të plotë të brendshëm, për atë që ndodhte. Edhe disa përdorues të tjerë të Polymarket fituan dhjetëra mijëra dollarë nga bastet mbi arrestimin e Maduros. Deputeti demokrat Ritchie Torres paraqiti një projektligj për të ndaluar punonjësit e qeverisë të vendosin baste në tregje parashikimi, kur posedojnë informacion jo publik.

Tregjet e parashikimeve janë në rritje në SHBA, ndërsa rregullat për mos-shitje të informacionit të brendshëm, nuk janë dhe aq të forta.

Next Post
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com