• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

by Ylli Pata
13/05/2026 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Legjenda gjermane e bllokimit të Shqipërisë në BE ka kohë që qarkullon në nahijen tonë politike, duke marrë shkas, më saktësisht keqpërdorur rolin shumë demokratik të Berlinit zyrtar në raport me Shqipërinë.

Gjermania, faktori më i fortë politik dhe ekonomik i BE-së është edhe një mbështetës i fortë i integrimit të Shqipërisë në BE, pore dhe i rajonit, përkrahës i rëndësishëm i shqiptarëve në Kosovë dhe në gjithë hapësirat ku ai ndodhet.

Berlini është arkitekti dhe mbështetësi i reformës në drejtësi në Shqipëri, ëstë nismëtari i procesit të Berlinit që nuk është një rudiment burokratik, por tipik një process europian gjeopolitik, që ka objektiv që gjithë Ballkani Perëndimorë, e Serbinë brenda ta fusë në BE.

Si CDU ashtu edhe socialdemokratët gjermanë kanë thuajse një politikë për Shqipërinë, porn ga ana tjetër, Berlini ka zgjedhur të jetë i hapur edhe zemërgjerë për zërat kritikë opozitarë në Shqipëri.

Gjermania ka mbështetur më fort nga të gjithë projektet për të dekomunistizuar Shqipërinë, nëpërmjet pulikimit të dëshmive të dhunës së diktaturës/ Fondacionet prestigjoze gjermane si Adenauer dhe Fridich Hebert kanë ndihmuar të majtët e të djathtët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj që të promovojnë demokracinë, nismat e lira, garën e natyrisht dekomunistizimin.

Gjermanët jan mbështetës realë të infrastrukturës thelbësore të qyteteve shqiptare, kanë financuar interkonjeksionin energjetik të gjthë vendit, pore dhe me Kosovën dhe Maqedonië e Veriut.

Kjo mbështetje gjermane nuk është thjeshte një dolidaritet human, të cilët ata e kan treguar, por një objektiv i qartë politik që e ka thënë që nga Angela Merkel, Olaf Schols apo edhe Fridrich Merz sot.

Nëse Gjermania nuk do të kishte një vullnet politik që Shqipëria të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, realisht Tirana nuk do të mund të bënte asnjë hap prara. Berlini është faktori politik bazik i Europës së bashkuar. Jo rastësisht ka kontrollin në Komision, Parlament Europian, e më gjerë, pasi në fund të fundit, është edhe kontribuesi më i rëndësishëm financiar e lokomotiva politike, e sot edhe gjeopolitike e një kontinenti të ri që po konturohet.

Megjithatë është fakt, se Gjermania nuk është një kancelari që joshet politikisht, ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të mbështesë zërat kritikë, opozitarë, të ndryshëm në Shqipëri, e këtë e ka bërë hapur, pasi e konsideron një logjikë brenda vlerave të saj.

Në lidhje me PD-në CDU-ja gjermane, partia më e rëndësishme në Gjermani ka qenë përgjithësisht mbështetëse, port ë kauzave reale, e jo idiotizmave që ka prodhuar axhenda psikofarmatike. Gjermania kur ka dashur ta thojë një gjë, as e ka pasur problem, sepse e ka natyrë të komunikimit të saj politik, qetë po pa kompleks.

Në rastin e Shqipërisë, Germania e ka thënë hapur që përkrah fort SPAK, duke qenë kritike me qeverinë shqiptaret dhe Edi Ramën, kur ka pasur polemika. Ambasadori gjerman e ka treguar hapur se me kë është në këtë debat, ka qenë me SPAK. Ky nuk është mister, por Gjermania nuk është bllokuesja e anëtarësimit të Shqipërisë. Këtë e ka thënë qartë Berlini zyrtar.

Mirëpo, qarqet afër Berishës kanë vijuar sërish këtë narracion edhe pse Komisioni Europian, që drejtohet nga një gjermane e rëndësishme si Ursula von Der Leyen, politikane e lartë e CDU-së, ka dhënë dritën jeshile për raportin IBAR për Shqipërisë.

E gjitha kjolegjendë gjermane ka nisur në korrikun e vitit të shkuar, kur një eurodeputet gjerman, foli në Bruksel aë që i tha Sali Berisha.

Eurodeputeti është doktor si ky i yni, emrin e ka Alexandër e mbiemrin Sell. Vjen nga Mainzi, kryeqendra e landit legjendar dhe të pasur të Palatinateve.

Doktor Sell deklaroi në korrik 2025 se “Shqipëria nuk i plotëson aspak kushtet demokratike për t’u bërë pjesë e BE-së. Zgjedhjet e 11 majit patën shumë pak të bënin me demokracinë. Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë folën për blerje masive të votës, ndërsa gjatë fushatës u mbyll edhe TikTok-u. Liria e shtypit thuajse nuk ekziston.

Madje shkoi edhe në pikën ZH kur tha se Shqipëria është kolumbia e Europës. Me një fjalë, copy&paste.

Por doktor Sandri ka një “problem” natyrisht politik. Është eurodeputet i Alternative fur Deutschland e famshmja AFD.

Në fund të fundit nuk është ndonjë problem pasi AFD është një nga forcat relevante politike gjermane, edhe pse ka një vulnet për të mos e afruar, prej partive të mëdha siç është CDU, SPD apo të gjelbrit. Arsyet janë se AFD është anti-BE dhe pro Putinit. Ose së paku kështu janë argumentet që jepen nga forcat mainstream.

Këtu problemi nuk është fare se pse AFD ka qëndrime pranë apo thuajse identike me Sali Berishën, pasi edhe AFD është një parti që ndonjë ditë mund të vijë në pushtet siç erdhi edhe Giorgia Meloni në Itali.

Megjithatë, aleatë politik i PD është CDU e Merz dhe Von der Leyen e jo AFD, që politikisht është kundërshtar apo rival. Merz e ka thënë troç; më mirë me SPD e të majtët(të gjelbrit apo edhe Linke) sesa me AFD.

Next Post
“Kushdo veç teje president(e)”/ Kreshnik Çollaku rrëfen tri takimet që ndanë Vjosa Osmanin nga Albin Kurti (VIDEO)

“Kushdo veç teje president(e)”/ Kreshnik Çollaku rrëfen tri takimet që ndanë Vjosa Osmanin nga Albin Kurti (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com