• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

by A R
13/05/2026 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin ”KOHA JONË-DEBAT” për 35-vjetorin e gazetës ”Koha Jonë”, kryeministri Edi Rama përballë Nikoll Lesit tregoi për herë të parë një episod të panjohur nga fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri. Rama kujtoi takimin e zhvilluar në vitin 1992 mes piktorit shqiptar nga Mali i Zi, Gjelosh Gjoka, dhe presidentit Sali Berisha në Presidencë. Sipas Ramës, Gjoka dëshironte prej kohësh të takonte Berishën, por nuk po arrinte të siguronte një takim. Rama tregoi se i kishte dërguar një letër prezantimi Berishës dhe se përgjigjja kishte qenë surprizuese: takimi do të zhvillohej vetëm nëse Rama do të ishte i pranishëm.

”Këtu ( te gazeta KOHA JONE) është ajka e trurit të këtij vendi”, tha Rama duke kujtuar fjalët që sipas tij Berisha kishte thënë teksa mbante në dorë gazetën ”Koha Jonë”.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: E di çfarë më ke më ke kujtuar, më ke kujtuar një episod që mbase ta kam thënë dhe mbase që publikisht do ta them për herë të parë se s’e kam thënë ndonjëherë, po disa njerëzve ia kam treguar. Në fillimet fare të pushtetit të Partisë Demokratike vjen në Tiranë Gjelosh Gjoka. Gjelosh Gjoka, piktor i famshëm shqiptar nga Mali i Zi që jetonte në Gjermani edhe kishte ëndërr të takonte doktorin, e kishte ëndërr. Edhe i them unë shiko i thashë vetëm po t’i çoj unë një kërkesë, ti mund ta takosh ndryshe s’ka për të takuar. Jo tha çfarë tha mos u ngatërro ti me këtë punë se ngaqë unë kisha ato pozicionet e mia te “Koha Jonë” edhe dihej puna ime. Okej thashë ti e di! Mirëpo tentoi, tentoi, tentoi, nuk e realizoi dot, u dëshpërua. E më tha mua: – Ti ma the me shaka mua atë? Jo i thashë: – unë jam i bindur që po të kërkoj unë, ai të jep takim. Po provoje njëherë tha edhe i bëj letër unë për Gjeloshin, prezantimi kush është, çfarë e tjerë, e tjerë dhe ja çoi nëpërmjet dikujt që e di që e çonte në dorë. Edhe më vjen ai dikushi edhe më thotë Po ja dhashë thotë po ai ka një kusht. Çfarë kushti i thashë? Ai mund ta presi Gjeloshin po të jesh dhe ti me të. I thashë: Unë Jo. tha: – Kështu tha! Po të vij bashkë me të tha: – Unë e pres! Edhe i them Gjeloshit, dëgjo kjo është një çik e vështirë për mua tani të shkoj të takoj atë Se takoj atë unë! Dava komunisti. Tha: – Jo ky është rasti që ti duhet të vish patjetër e tjerë e të tjerë ai po të fton e ç’rëndësi ka. T’i biem shkurt shkojmë të dy atje, po, po.

Nikollë Lesi: Ku mo?

Kryeministri Edi Rama: Tek presidenca po në zyrë me Gjelosh Gjokën surprizë, “s’e dinte Koha Jonë” se do të kishe shpartalluar. Edhe ulemi aty, ai i fliste i Gjeloshit mua fare, por ndërkohë fliste që të dëgjoja unë kuptohet! Edhe profesori i thotë: – Këto ditë që ke qenë këtu e ke parë ndonjëherë parlamentin? Thotë: Parlamenti ishte komplet PD atje, ke parasysh parlamenti i parë në mbas ‘92 ishte, e pa ndonjëherë parlamentin? Gjelosh ia futi kot e kam parë tha! -Po si duket i tha? Po mirë tha fillimet janë tha mirë është! Çfarë mirë? Si mirë? Ku ka mirë aty tha? Ou thashë unë, po çfarë po thotë ky!

S’ka mirë aty tha. Aty janë të gjithë tha me lakrën e komunizmit në kokë – tha edhe se s’dua të them gjithë detajet se foli dhe me emra që unë u habita fare, i ra atyre të vetëve, i bëri copash edhe çohet nga tavolina edhe shkon merr Kohën tonë. E kishte mbi tavolinë. E shikon këtë ti – tha – unë aty, i thoshte atij, – këtu është ajka – tha – e trurit të këtij vendi. Po në vend – tha – që të punojmë për këtë vend dhe të më ndihmojnë – tha – dhe të mbështesin këto procese, rrinë atje – tha, edhe bëjnë gërr-gërr-gërr gjithë kohës dhe ankohen për ata – tha, – këta të vetët. Kanë të drejtë tha po ku t’i gjej unë, se mos vijnë këta – tha. Unë thashë ky qenka një mashtro i një niveli më të lartë se s’ka mundësi.

Nikollë Lesi: Kjo është 92-93?

Kryeministri Rama: Ishte në ’92-in.

Nikollë Lesi: Ishte grupi i Gramoz Pashkos.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo ishin në parlament të gjithë ata, ishte fillimi po të them edhe kështu historia domethënë. Mu kujtua kjo gjë kur po flisje thashë do ta them këtë me rastin e 35 vjetorit. Këtu është – tha – ajka e trurit tha e këtij vendi. Në vend që të më mbështesin, të më ndihmojnë tha se ishte për mua ajo se isha dhe unë aty, në vend të më mbështesin e të më ndihmojnë tha rrinë bëjnë gër gër gërr.

Next Post
Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

September 29, 2026
Projekti turistik i lidhur me Kushner, Shqipëria siguron BE-në se do të përmbushë standardet mjedisore

BE ndryshon rregullat para zgjerimit, Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

September 29, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

September 29, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Thellohet përplasja UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

September 29, 2026
Kundërshtohet ligji për kinemanë/ Regjisori Joni Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve, producentët marrin gjithë pushtetin

Kundërshtohet ligji për kinemanë/ Regjisori Joni Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve, producentët marrin gjithë pushtetin

September 29, 2026
Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

Ambasadori amerikan Wendt ndez nesër “motorin diplomatik” në Tiranë, ja cilin zyrtar të Qeverisë shqiptare do takojë të parin dhe prioritetet!

September 29, 2026
Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

September 29, 2026
Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com