• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

by A R
13/05/2026 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballë Nikoll Lesit për 35-vjetorin e gazetës ”Koha Jonë”, kryeministri Edi Rama rrëfeu episodin e dhunës së ushtruar ndaj tij në atë periudhë, duke treguar momentet dramatike pas sulmit fizik që pësoi. Rama tha se autorët e kishin lënë të plagosur në tokë, duke menduar se kishte humbur jetën, ndërsa ai kujtoi frikën, kaosin dhe atmosferën e terrorit që mbizotëronte. ”Ishte katastrofë totale. Mjeku në spital më tha se plagët ishin tentativë për vrasje, ndërsa në Francë më thanë se më kishte shpëtuar gjatësia dhe sporti”, u shpreh Rama gjatë bisedës.

Nikollë Lesi: Koha jonë i rrëzoi Saliut referendumin e 94-trës dhe bëri shumë mirë. Por unë po të përgjigjem me Spartak Ngjelën sepse nuk e them dot. Spartak Ngjela thotë po të mos ishte gazeta Koha jonë e periudhës 92-97 thotë avokati, avokati na ndjek dhe mund ta thotë, tha: Do ishte akoma Saliu mbret sot e kësaj dite, as PS në pushtet dhe asgjë. Do kishte ndryshuar çfarë të donte ai, si mbretëri do ishte kthyer. Koha Jonë i doli përballë. Shumë veta e akuzojnë, por Koha jonë realisht se vjen të djegia e gazetës Koha Jonë në 3 mars ’97. Nuk e di si e ke ndjekur Edi? Jam kurioz djegin e gazetës Koha Jonë. A ke qenë në Shqipëri në 3 mars apo jo?

Kryeministri Edi Rama: S’kam qenë unë se unë u paketova i pari dhe ndejta disa ditë në shtëpi dhe pastaj ika në Francë. Ishin dy momente që kuptova se sa thellë kishte vajtur ideja domethënë, që e para se ajo skena që tregon ti tek spitali, ajo ishte jashtëzakonshme.

Nikollë Lesi: Po kam qenë dëshmitar.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Po ishte e jashtëzakonshme nga ana ime. Se unë në momentin kur ata më lanë në tokë menduan që mbarova. Ata menduan që mbarova se më lanë në tokë dhe unë, se harroj i shtrirë shoh gjithë dritaret, se shtëpia ime ishte te një si formë si dy L me një oborr të brendshëm ishin parafabrikatet dhe ishte një bllok dhe shoh gjithë dritaret, dritat me njerëzit në dritare. Ishte kështu si një amfiteatër. Edhe aty mora fuqi, u çova dhe fillova duke iu bërtitur atyre. Rrini nëpër dritare po kështu do t’ju vini juve nëpër shtëpi. Duke mbajtur fjalim. E kupton? Se isha akoma i nxehtë, nuk isha i vetëdijshëm unë se çfarë ndodh. Ndërkohë hunda bënte kër-kër-kërk edhe pastaj dal në rrugë afër te parafabrikatet poshtë, te ish-Uzina Enver. Dal në rrugë për të marrë makinë nuk ndalonin makinat, nuk ndalonin dhe unë isha gjak dynjaja dhe më morën dy çuna ndaluan, më morën. Se kur unë po flisja më vjen dikush dhe më thotë boll se po humb shumë gjak dil merr një makinë. Të kujtohet që doli ajo teoria që i kanë hedhur bojë që Serveti i shkretë me ata i kanë hedhur bojë të kuqe sipër, ka hedhur bojë sipër që të duket.

Nikollë Lesi: Kanë qenë në faqe të parë ato.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është bojë. Edhe mua akoma më rrinte mendja te lufta edhe thashë të shkoj ta bëj një foto përpara, jo para fotos thashë të shkoj njëherë të lajmëroj dikë se unë mund të iki dhe s’merr vesh se për çfarë dhe shkova te Sandër Furxhiu te shtëpia e Sandër Fuxhiut që punonte për BBC, që t’i lija ti thosha ja ku më ke dhe pastaj shkova te Kumi. I shkreti edhe ai dridhej. Ai dridhej më thoshte mua mos thuaj që e ke bërë te unë. Aty e shihja që ishte një situatë…,frikë e madhe, frikë e madhe. Mos thuaj që e ke bërë te unë të lutem fotografinë o i shkret. Dhe kur shkoj në spital ata çunat më thanë mua tani ne po të lëmë këtu. Nuk më çuan deri te dera. Më lanë, ishin 20-30 m larg dhe te dera unë akoma duke ecur se fillova të ftohesha dhe filloi të dridhej trupi edhe te dera ishte një ushtar. Ai ushtari ishte në qejf të vetë. Unë duke kaluar ai u çua, ku shkon ti tha. I thashë diçka që s’duhet ta thosha, po ja thashë. Nuk i bëri përshtypje atij, u ul prap ai. Hyj brenda unë më del një infermiere dhe një doktor. Edhe ajo infermierja po më shihte, i thashë unë, Edi Rama jam unë, i Kohës tonë. Ai doktori tha: “Moo ku më ra ky mua”. Të betohem. Ai gjatë kohës që më qepte, më thoshte Skënder. Më erdhi pastaj mu fut ai tjetri i këtyre që ishin me xhupa të zi mu fut brenda ai, u fut në sallë, u fut u shtri te krevati tjetër. Ishte katastrofë totale. Erdhi doktori kjo është tentativë për vrasje, pastaj dhe atje në Francë kur më pa ai mjeku, që më pa këto plagët tha, të ka shpëtuar gjatësia dhe sporti.

Nikollë Lesi: Me këtë atmosferë erdhi dhe djegia e gazetës Koha Jonë më 3 mars 97.

Kryeministri Edi Rama: Kështu që unë nuk kam qenë këtu kur u dogj. Po ajo ishte kapaku domethënë.

Nikollë Lesi: Ajo histori, ndejtëm 42 ditë s’doli gazeta Koha Jonë. Të tjerat dilnin. Pastaj iku stafi, pastaj u shpërnda ra pak kështjella. Erdhi dhe PS-ja në pushtet pastaj disa s‘ gjetën punë, diku nëpër punë të shtetit dhe pastaj filloi beteja e dytë që nuk do të pëlqejë se je kryetar i Partisë Socialiste, po unë jam i detyruar ta them se është përvjetori i 35 i gazetës Koha Jonë dhe kjo është historia si djathtas si majtas. Majtas është pak më butë.

Kryeministri Edi Rama: Mos e bëj krahasimin tani se me ato që ke përjetuar ti e familja. Po prit se ti nuk po thua pjesën e familjes.

Nikollë Lesi: Më hodhën shtëpinë në erë.

Kryeministri Edi Rama: Po shtëpia në erë, po bashkëshorten, po fëmijët të vegjël fare. Jo, po ti, çuni i atij, do ta vrasim, do ta bëjmë. Domethënë dhe jo njëherë, jo njëherë. Pesë vjet rresht.

Nikollë Lesi: Edi se më ktheve prapë. Mbaj mend Edi se në një moment gryka e topit, e tankut që ishte drejtuar nga ato të Gardës kanë pasur te liqeni, ka pasur një tunel garda. Është ai tuneli që dilnin tanket e gardës dhe isha në kat të dytë te shtëpia aty te Petro Nini ku, me ato grilat e vogla që ishin atëherë të kohës ashtu, dhe dëgjoj unë këtë gjuhën pak veriore, se s’dua të fyej njeri, zona të caktuara po besoj e nënkupton që thoshin bjeri vëlla me grykën e topit ta hedhim në erë Nikoll Lesin. Ndërkohë ishte dhe shefi i ushtrisë, Adem Çobani ka qenë shefi i ushtrisë atëherë, burrë zotëri, ka ikur në Amerikë tani, ai ishte në kat të gjashtë e i thotë një tjetri se dëgjoheshin, gjithë frikë se kalamajtë i kisha shtrirë, gruaja atje…, unë isha në errësirë dhe dëgjoja jashtë grykën e topit që e kishte drejtuar te dritarja e shtëpisë. Mos se kemi shefin e shtabit këtu, se mos hedhim në erë dhe atë, se më kishin shkatërruar. Pra në fakt nuk bëhet krahasim, por më lejo prapë të vij në vite, se janë 35 vite Edi. Dhe pastaj në kohën e PS-së u kërkua imuniteti i botuesit Koha Jonë dhe është beteja e parë që më lejo ta them tashi me qenë se kam kaluar prefiksin me gjashtë, jam burrë i vjetër, më i vjetër se ti.

Next Post
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedat mes tyre janë spektakël”, studiuesi: Çfarë i tha Çu En-Lai Hoxhës dhe Shehut kur i kërkuan para për mbrojtjen

“Bisedat mes tyre janë spektakël”, studiuesi: Çfarë i tha Çu En-Lai Hoxhës dhe Shehut kur i kërkuan para për mbrojtjen

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
Protesta dhe fishkëllima në Eurovision, reagon këngëtari izraelit Noam Bettan

Protesta dhe fishkëllima në Eurovision, reagon këngëtari izraelit Noam Bettan

May 13, 2026
Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In