Ditën e djeshme qarkulloi masivisht në media informacioni se Atletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin e Shqipërisë, Stavro Pilon, i cili luan me klubin e AEK-ut në Superligën greke.
Në të tillë “atmosferë”, mediat greke po kërkojnë t’i “shuajnë” këto zëra dhe të “blindojnë” Pilon te AEK-u.
Konkretisht, “Football Assist” thekson se Atletico po mendon për Sergi Cardona si zëvendësues të Grimaldos në linjën e prapavijës dhe po ashtu, sipas raportit në fjalë, nuk ka qasje konkrete të “El Colchoneros” për Pilon.
Mbrojtësi shqiptar ka bërë bujë javët e fundit me golat kundër Manchester City dhe Real Madrid në Champions League.









