• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje tronditëse nga vrasja makabre e Marigonës/ E zhveshën, torturuan dhe kryen marrëdhënie se*suale me dhunë. Ja çfarë…!

by Java News
14/07/2022 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot është mbajtur seanca fillestare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani. Në sallën e gjykatës me një numër të madh të forcave të Njësisë Speciale, u sollën dy të akuzuarit. Krivaqa krahas përcjelljes së madhe me policë, kishte të veshur edhe jelekun antiplumb.

Gjithë procesin nga afër e përcollën edhe prindërit e tashmë të ndjerës, Marigona Osmanit, si dhe familjarë të tjerë. Asnjëri nga dy të pandehurit nuk pranoi fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen.

Krivaqa shfrytëzoi të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa Sejdiu u deklarua i pafajshëm. Prokurori i rastit, Valdet Avdiu, lexoi një pjesë të aktakuzës.

“I pandehuri, Dardan Krivaqa më datën 21 gusht 2021 në banesën e tij në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj pa pëlqimin e saj e detyruan të ndjerën, Marigona Osmani të kryejë marrëdhënie seksuale, e cila përcillet me tortura në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon. Pas kryerjes së aktit seksual, të njëjtën e zhvesh dhe e dërgon në banjo”.

“Nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar, humb aftësinë… E ku edhe në dy raste, në mbrëmje kryhen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjo dhe ku i vërehen lëndimet me çka krijohet vepër penale ‘dhunimi’…

I pandehuri, Arbër Sejdiu më datën 21 gusht 2021 me dashje i ndihmon në kryeje të veprës penale ‘dhunimi’ në atë mënyrë që fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet pastaj së bashku kthehen në banesë i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrin duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan Krivaqa është duke dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani me dashje”, thuhet në aktakuzën që lexoi Avdiu.

Tutje, thuhet se të akuzuarit kishin tentuar t’i fshinin video-incizimet e kamerave që ishin të vendosura në banesën ku kishte ndodhur krimi.

“Të pandehurit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu më datën 22 gusht 2021 në banesën e të pandehurit, Dardan Krivaqa në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj me dashje dhe me bashkëkryerje me qëllim të fshehjes së veprës penale e privojnë nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në marrëdhënie jashtëmartesore”./m.j

Next Post
VIDEO/ Presidenti i Fondit Kombëtar për Demokracinë: Liderët europianë, gabim stategjik po të lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë…!

VIDEO/ Presidenti i Fondit Kombëtar për Demokracinë: Liderët europianë, gabim stategjik po të lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com