• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi: Dy satelitët e Shqipërisë lëshohen në hapësirë në muajin Dhjetor

by A R
27/10/2022 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” që do të kontrollojnë territorin e Shqipërisë, do të lëshohen në hapësirë në muajin Dhjetor.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD Ervin Salianji se çfarë masash parashikon Ministria e Brendshme për kontrollin e plotë të territorit nga ana e policisë, si për ndërtimet pa leje ashtu dhe për të ndaluar kultivimin e kanabisit.

Sipas ministrit Çuçi, dy satelitët e Shqipërisë që do të lëshohen në hapësirë në muajin Dhjetor do të kontrollojnë të gjithë territorin e vendit tonë.

“Ndryshmin këtë vit do ta bëjnë dy investime. E para është lëshimi i dy satelitëve të cilët në Dhjetor do të lëshohen dhe që do jenë të dedikuar posaçërisht për Shqipërinë dhe që do të japë një situatë të përditësuar të territorit të Shqipërisë në cilësi shumë të lartë në mënyrë që të identifikohen deri në llojet e bimëve që mund të jenë mbjellë në fusha të caktuara”, deklaroi ministri i Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku prezantoi projekt-buxhetin per vitin 2023 për Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi.

Përpos satelitëve, territori i vendit do të monitorohet edhe nga disa dronë të armatosur që Shqipëria do të blejë nga Turqia, sikurse ka paralajmëruar Kryeministri Rama më parë, të cilët ndër të tjera shërbejnë edhe për monitorim.

“Dhe investimi që do yë bëhet për blerje e dronëve që ndër të tjera bëjnë edhe një kontroll të territorit të Shqipërisë në çdo cep të saj. Besoj se janë dy investime që do ndryshojnë lojën në këtë fushë. Dhe besoj se qeveria jonë e ka treguar me vepra qëndrimin ndaj çdo ndërtimi pa leje dhe sidomos të atyre që ju i quani të mbrojtura. Jemi ne dhe jo ju që po konfiskojmë që po bëjmë që ta blejnë sa frëngu pulën atë pjesë të ndërtimit pa leje qofshin këta çfarëdolloj ndërtuesish”.

/a.r

Next Post
Berisha dhe Meta firmosin marrëveshjen: Pas fitores, Këshillat Bashkiakë do t’i drejtojë Partia e Lirisë

Berisha dhe Meta firmosin marrëveshjen: Pas fitores, Këshillat Bashkiakë do t'i drejtojë Partia e Lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com