• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

”Çfarë keni, qetësohuni, e vrava unë” – fjalët e Fadil Kasemit para arrestimit

by A R
02/09/2017 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim që tronditi opinionin publik shqiptar ishte ai i së enjtes në mes të Tiranës, në zonën e “Xhamllikut”, ku 53-vjeçari Fadil Kasemi, i liruar nga burgu vetëm pak kohë më parë si përfitues i amnistisë së fundvitit, ekzekutoi me pistoletë ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren e Shkodrës Fildes Hafizi, poshtë shtëpisë së saj ku jetonte me dy fëmijët.

E kërcënuar edhe më herët prej ish-bashkëshortit dhunues, por të dënuar nga drejtësia shqiptare vetëm për armëmbajtje pa leje, Fildes Hafizi e kishte ndjerë rrezikun për jetën që i vinte nga 53-vjeçari, dhe thuajse i kishte shteruar të gjitha thirrjet e saj për ndihmë nga ana e instancave shtetërore. Por edhe kjo, nuk i mbrojti asaj jetën, të cilën mizorisht, ish-bashkëshorti i saj ja mori me gjakftohtësi. Siç Express mëson nga grupi hetimor, 53-vjeçari e ka pritur Hafizin përreth një orë derisa ish-gruaja të dilte nga parukeria poshtë lagjes së saj. Sapo gjyqtarja ka dalë, Kasemi, i cili sipas dëshmive të mbledhura nga personat në vendngjarje, e ka pritur i ulur, i është afruar drejt makinës të parkuar pranë që 39-vjeçarja Hafizi po i afrohej me shpejtësi.

Sapo Hafizi është ulur në vendin e shoferit për tu larguar, ish-bashkëshorti ka tentuar të hapë derën e shoferit. Nuk është ende e qartë nga grupi hetimor nëse ka arritur të hapë derën apo nëse xhami ka qenë hapur, por menjëherë, pa pasur asnjë komunikim me të, 53-vjeçari e ka qëlluar me një plumb pistolete TT në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Fadil Kasemi, nuk ka pranuar ende të flasë për ngjarjen e rëndë, dhe e gjithë dinamika është ndërtuar mbi bazën e dëshmive të mbledhura. Një prej tyre, thotë se është qëlluar dy herë. Është një ish-ushtarak që ka treguar pranë hetuesve se ka dëgjuar të shtënën e parë dhe ka parë autorin të rimbushë armën dhe të qëllojë sërish.

Edhe dëshmitarë të tjerë flasin për dy të shtëna. Por në vendin e ngjarjes nga autoritetet është gjetur vetëm një gëzhojë dhe një predhë, e kjo pjesë është ende e dyshimtë për hetimet. Duke marrë parasysh faktin që forca e gjuajtjes ka qenë nga distancë e afërt dhe në kokë, zhurma e madhe që krijohet mund të japë përshtypjen e dy goditjeve. Express mëson nga burime të organit të akuzës, se menjëherë pas krimit të rëndë, burri vrasës ka kërkuar përreth një minutë që të gjejë një makinë. Por kjo, jo për tu arratisur nga vendi i krimit, por për tu vetëdorëzuar në polici. Të njëjtat burime saktësojnë se 53-vjeçari ka qenë mjaft gjakftohtë në një krim të paramenduar, ka pasur konktakte me dëshmitarët e shumtë të mbledhur në vendngjarje, e madje është shprehur: ”Çfarë keni, qetësohuni, e vrava unë”!

Menjëherë, me armën në dorë ka hipur në një furgon mallrash të ndodhur pranë, shoferit të të cilit i ka thënë: Më ço në komisariatin më të afërt. I tmerruar dhe i ndjerë nën kërcënimin e armës, shoferi i furgonit e ka çuar në komisariatin numër 1, që ndodhet më pranë Xhamllikut.

Me rrobat e krimit, një palë pantallona treçerekëshe dhe një bluzë të kuqe, me pistoletën në dorë, 53-vjeçari Fadil Kasemi ka hyrë në ambientet e komisariatit. Një efektiv i policisë i ka marrë menjëherë armën nga dora, dhe e ka shtrirë në tokë. E po me të njëjtën gjakftohtësi të momentit të vrasjes, Kasemi i është drejtuar: Qetësohu pse bën kështu, unë po dorëzohem. Të gjitha këto, veprime që të çojnë drejt mendimit se gjithçka ishte e paramenduar, dhe se ish-bashkëshorti i gjyqtares i kishte marrë parasysh të gjitha pasojat e krimit, për të cilin nuk kishte menduar të arratisej.

53-vjeçari rezultoi të ishte në gjendje të dehur, në masën 0.45 % alkool. Por që burime nga organiz i akuzës thanë për Express, se ai mund të ketë konsumuar edhe më shumë alkool, por që ngjarja e rëndë, dhe përjetimi i kaluar e ka ndaluar të shfaqet.

Next Post

Helm me shiringë në trup, i riu nga Vlora tenton vetëvrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano, apel protestuesve: Mbani distancë nga zagarët e Berishës dhe qentë e Hamasit

June 22, 2026
Zvërneci kundër Ramës, sfida për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

Zvërneci kundër Ramës, sfida për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

June 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Rama pas revolucionit “flamingo”

June 22, 2026
Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

June 22, 2026
Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

June 22, 2026
Bien çmimet në Europë, Shqipëria nuk ‘tundet’: Me pagë më të ulët, ushqimet i blejmë thuajse sa Italia

“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë

June 22, 2026
Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

June 22, 2026
Rama vizitë në Francë, pritet takimi me presidentin Macron

Rama vizitë në Francë, pritet takimi me presidentin Macron

June 22, 2026
Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

June 22, 2026
Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In