• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ka humbur betejën përballë egos së tij

by Redi Shehu
25/12/2023 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Redi Shehu

Para më shumë se tri dekadave, në kohën kur ne sapo kishim filluar të nuhasnim shijen e lirisë, më kujtohet asokohe, si i ri që isha, padurimin për të mos humbur mbërritjen e Berishës në mitingjet madhështore të asaj kohe. Ardhja e tij në shesh jo vetëm që elektrizonte turmat sikur një kabllo i tensionit të lartë të kish rënë mbi ta, por edhe e vishte të gjithë ngjarjen me një aureolë që dukej sikur transhendohej nga diku përtej realitetit. Për ne, njerëzit e dalë nga gropa e errët e komunizmit, Berisha konsiderohej si dhuratë.

Mitizimi i tij kishte arritur majat dhe shpresa ishte njësuar me personin e tij. Sot, pas tri dekadave, do të doja ta takoja siluetën time si i ri dhe të përballesha me entuziazmin naiv të tij, e t’i tregoja se Berisha është prapë aty, tashmë pa mitingjet madhështore dhe pa kimizmin e aureolën, në krye të një grushti njerëzish të avashtë e të vakët ashtu si dhe mosha e tij. Në këto duele të pafundme brenda Colosseumit të politikës shqiptare, shpesh gishti poshtë i turmave shënonte lejen e posaçme për Berishën me të cilin ai eliminonte kundërshtarët e tij.

Shumë duele dhe beteja pati fituar, me të gjithë llojet e kundërshtarëve, por ama vetëm ndaj një personi Berisha nuk arriti kurrë të fitonte, vetëm kundra Sali Berishës. Sot, ai duket sfidanti më i egër i tij, i cili i qëndron përballë duke e kërrusur dhe mpakur totalisht. Sot, Berisha duket se e ka humbur betejën përballë egos së tij. Pas tri dekadash, parlamenti shqiptar është plot tymuese, karrige të përmbysura, flakadanë dhe mbi të gjitha me një fjalor në rastin më të mirë mediokër. Përballë opozitës ndodhet një super maxhorancë, e cila si një masiv prej betoni i ofron kundërshtarëve shanse të herëpashershme thyerje koke.

Një super maxhorancë e cila në këmbët e saj ka të skalitur datën 2019 dhe poshtë saj një foto e Bashës me firmë të Sali Berishës. E tani, pas eksperimenteve politike me braktisje mandatesh dhe zgjedhjesh, flaka dhe tymi në Kuvend duket se nuk po karbonizon kënd tjetër përveç opozitës. Për të mos përmendur pastaj ata deputetë, të cilët pësuan një evolucion politik nga brava dhe blindi drejt tymit e flakës në parlament. Rama i kishte të gjitha mundësitë që t’ia jepte komisioniet hetimore opozitës, duke e ditur se ato nuk kanë prodhuar kurrë një rrezik për maxhorancat. Por, ai me dinakëri duke qenë i sigurt politikisht, dëshironte ta ekspozonte Berishën drejt të vetmes gjë që ai di të bëjë shumë mirë, drejt reagimit të dhunshëm, drejt emulacionit të egos së tij. Kjo, në kohën më të papërshtatshme gjeopolitike për radikalizim si kjo e jona.

Kështu, e gjendur në kufijtë e improvizimit, opozita nuk kishte se si të tejkalonte veten pasi kulmin e radikalizimit ajo e konsumoi në vitin 2019, dhe ajo që i ngelej të bënte ishte një teatër i dështuar e mbi të gjitha i shëmtuar. Sot, Berisha e gjen fajin gjithkund dhe tek secili përveç se tek egoja e tij. Kjo e fundit jo vetëm që e kërrusi kryeopozitarin, por deformoi, përçau atrofizoi, sterilizoi dhe ekstremizoi gjithë frontin opozitar deri aty sa spektaklin e arrestimit të tij, ta kundërshtojnë vetëm një grusht njerëzish. Egoja e tij e bindi se opozita shqiptare është vetëm Sali Berisha dhe jo ato qindra-mijëra të djathtë në të gjithë Shqipërinë që shikonin Berishën si amanetqarin e bindjeve dhe vullneteve të tyre politike. Ai nuk formoi liderë të së ardhmes brenda së djathtës, por kukulla të cilat kishin vetëm dy rrugë ose bindje ose shpallje armik.

Tani, pas tri dekadash habitemi se përse e djathta është e kaq e pafuqishme të luftojë prepotencën, autoritarizmin dhe korrupsionin e maxhorancës. Pas tri dekadave, ajo që ndodh me partinë më të madhe opozitare, është se e gjitha narrativa e saj, veprimi dhe deri gjestikulacioni janë pasuese të egos së kryetarit të tyre. Është krejt ekzemplare se si e gjithë ideologjia, aksioni si dhe metoda politike e një force të kësaj përmase të reduktohet brenda një trysnie individuale, pa vizion dhe pa rrugëdalje. Foltorja si një kopje e zbehtë e entuziazmit të tre dekadave më parë, arriti të prodhonte energji politike në fillimet e saj, por për shkak të dekontekstualizmit dhe mbi të gjitha egos së Berishës, u transformua në ripaketimin e veseve të vjetra nën logon e Rithemelimit. Berisha humbi dy herë shansin që ta rithemelonte vërtet politikën shqiptare kur ishte në pushtet. Kur këtë nuk arrin ta bësh vetë si burim i kapaciteteve të brendshme të tua, atëherë rithemelimin e kësaj politike do të ta bëjnë të huajt. Vetëm se ky lloj rithemelimi nuk është i butë, gradual dhe i natyrshëm ashtu siç ndodh me proceset e brendshme, rithemelimi nga të huaj është i shpejtë, i ashpër dhe traumatik.

E në këtë rast, është e kotë të fajësosh të tjerët për paaftësitë e tua. Edhe pse egoja e tij nuk e pranon, Sali Berisha është në antikohën e tij, ka qenë që kur humbi zgjedhjet e 2013–ës. Mospranimi i këtij fakti nga vetë ai, e shtyu Partinë Demokratike në një agoni njëdekadëshe, e cila ia humbi fuqinë për t’u përballur me kundërshtarët, duke e mpirë dhe fragmentarizuar. Sot, trashëgimia e tij e pasur politike, mbyllet me fundin e padëshiruar që një lider mund të ketë. Ky fund nuk është arresti, as akuzat, as SPAK-u, fundi i pakëndshëm është vetmia.

Braktisja e të djathtëve pas tri dekadash trashëgimi politike është dëshmia se në duelin me egon e tij, Berisha doli i humbur. Në entuziazmin elektrizues të viteve ‘90, ne nuk kuptonim se rruga për të ndërtuar të ardhmen në liri, duhej të kalonte në fitoren e secilit ndaj egos së vet. Ne menduam se një person, sado i mire dhe i aftë të ishte, do të na zgjidhte gjërat, ashtu të gatshme të paketuara si një dhuratë e bukur martese. Ne pranuam të martohemi me individin fizik dhe jo me cilësitë e mira të tij. Ne gabuam kur shpresuam në të pagabueshmen dhe e mitizuam bustin ani pse cilësitë degradonin vazhdimisht. Sot, pas tri dekadave ne nuk mund të vazhdojmë me naivitetin e së shkuarës. Sot, mes të djathtës, duhen kërkuar cilësitë e mira të individëve pa mahnitje dhe befasime imazhi.

Next Post
“U bë një ligj për një njeri!” Artan Fuga shpjegon arsyet e moskandidimit të tij për kreun e Akademisë së Shkencave

Artan Fuga: Me vënien në arrest të Berishës mbyllet një cikël politik

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Modeli me I keq i nje politikani te epokes tone

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

June 28, 2026
“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

June 28, 2026
Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

“Për çfarë proteston?”/ Deputetja e PS-Muçit: Pse hesht për vilat e babait tënd në zonën e mbrojtur?

June 28, 2026
Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

June 28, 2026
Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In