• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anti-NATO, protestuesit serbë shqetësohen për sovranitetin me portrete të Putin në duar

by Java News
04/03/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy organizata të krahut të djathtë, Zavetnici (Mbajtësit e Betimit) dhe Lëvizja Patriotike e Serbisë drejtuar nga gjenerali i policisë tashmë në pension Bratislav Dikiç, mbajtën një protestë anti-NATO në sheshin Mbreti Milan në Nis të premten, duke kërkuar një referendum mbi anëtarësimin në NATO.

Disa nga protestuesit mbanin një pankartë me mbishkrimin “Rezistencë ndaj pushtimit”.

Shkak për protestën ishte miratimi së fundmi nga Serbia i marrëveshjes për të bashkëpunuar me Organizatën Mbështetje dhe Prokurim (NSPO) të NATO-s.

Kundërshtarët e marrëveshjes pretendojnë se ajo vë në rrezik sovranitetin e Serbisë dhe përfaqëson një hap më afër për anëtarësimin në aleancë e cila bombardoi vendin në vitin 1999.

Milica Djurdjeviç, lider i Zavetnici, i tha BIRN përpara protestës se bashkëpunimi me NSPO është mungesë respekti ndaj popullit serb dhe veçanërisht veteranëve të luftës prej bombardimeve të NATO-s.

“Kjo marrëveshje vë në rrezik sovranitetin serb dhe ne po kërkojmë një referendum në lidhje me të,” tha Djurdjeviç, duke premtuar se disa veteranë të luftës do të protestonin gjithashtu në tubim.

Zavetnici dhe lëvizja nacionaliste ekstreme Obraz organizuan një protestë anti-NATO në Beograd më 20 janar kur disa mijëra njerëz protestuan përpara presidencës mbi ratifikimin e marrëveshjes me NSPO.

Protestuesit mbanin flamuj serbë, foto të Vladimir Putinit dhe pankarta anti-NATO, ata bërtisnin “Kosova është Serbi” dhe kënduan këngë patriotike.

Miratimi i marrëveshjes NSPO nxiti debat të fortë në vend nëse pengon doktrinën serbe të neutralitetit ushtarak dhe nëse e afron vendin me NATO-n.

Komiteti i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme i parlamentit e miratoi nënshkrimin e marrëveshjes së mbështetjes logjistike me NATO-n më 13 shkurt.

Opinioni publik rreth NATO-s është shumë i ndarë në Serbi që kur aleanca ndërmori sulme ajrore kundër ish-Jugosllavisë gjatë fushatës 78-ditore të bombardimit në 1999, duke e detyruar Serbinë të tërhiqej nga Kosova, që shpalli pavarësinë.

Pavarësisht neutralitetit ushtarak të shpallur në 2007, Beogradi është tashmë anëtar i Partneritetit për Paqen, program pranë NATO.

Djurdjevic tha pas protestës në Nis se Zavetnici do të organizojë disa protesta të tjera në qytete të ndryshme të Serbisë, duke shtuar edhe “një protestë të madhe në Beograd” që planifikohet për 27 mars.

BIRN

Next Post

Nënkomiteti i tetë BE-Shqipëri, konkluzionet nga Këshilli i Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com