• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anti-flluska e neomarksizmit

by Flogert Muça
02/10/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Atë që mediat e majta amerikane e kornizuan si “Lufta e Flamingove” kundër zhvillimit të Zvërnecit, në Tiranë u përpoq të shitej si zgjim ekologjik. Por kush e njeh sadopak psikologjinë sociale dhe ekonomike të shqiptarëve, e kupton lehtësisht absurdin e këtij truku: t’i kërkosh një populli që ka vuajtur eksperimentin më egërsisht komunist të Evropës të kthehet në romantizëm neomarksist, është thjesht paaftësi për të lexuar realitetin.

​Nisja e kësaj historie nuk pati asnjë lidhje me hallet e shqiptarëve, por vazhdimi patjetër që ishte vetem për hallet e tyre krejt legjitime. Ajo lindi si një eksport ideologjik i radikalizmit të majtë amerikan, i cili e përdori Zvërnecin si një ring për betejën e vet elektorale kundër Donald Trump dhe Jared Kushner. Ishte një instrumentalizim i pastër i kornizës (framing): u mor një simbol emocional si flamingoja për të ushqyer narrativën e “kapitalizmit të etur” që shkatërron natyrën. Dhe kjo narrativë u paketua me shpejtësi për t’u shpërndarë në bulevardin e Tiranës.

​Natyrisht, sheshi u mbush. Por këtu qëndron edhe keqkuptimi më i madh i organizatorëve dhe i atyre që fërkuan duart pas kësaj kornize.

​Shqiptarët nuk dolën në shesh sepse u zgjuan papritur neomarksistë apo mbrojtës të status-quo-së ekonomike. Ata dolën sepse kanë me mijëra probleme reale me përditshmërinë, me menaxhimin e hapësirës publike, me transparencën dhe me besimin te institucionet. Zvërneci dhe korniza e flamingos ishin thjesht fitili apo instrumenti që ngjizi pakënaqësinë e akumuluar për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpia.

​Por kapja pas narrativës ekologjike neomarksiste dështon aty ku nis logjika e shoqërisë shqiptare. Në ADN-në e vet ekonomike, shqiptari i sotëm është thellësisht pro-kapitalist, pro-zhvillimit dhe pro-sipërmarrjes së lirë. Pas dekadash izolimi, varfërie të detyruar dhe kontrolli shtetëror mbi çdo frymëmarrje, shqiptarët e kanë refuzuar njëherë e e përgjithmonë modelin që e sheh zhvillimin si armik dhe pronën apo kapitalin si mëkat. Ata duan punë, duan investime, duan hotele me pesë e shtatë yje, duan infrastrukturë moderne, pronën private dhe duan që vendi i tyre të jetë pjesë e hartës globale të zhvillimit.

​Shoqëria jonë në pjesën dërrmuese është rrënjësisht antikomuniste në konceptin e saj për ekonominë. Qytetarët tanë e dinë mirë se mbrojtja e mjedisit dhe e interesit publik nuk do të thotë bllokim i kapitalit, por menaxhim i mençur i tij.

​Prandaj, përpjekja e neomarksistëve vendas e të huaj për ta kthyer protestën e bulevardit në një revolucion kundër tregut të lirë ishte me afat skadence. Njerëzit mund të shfrytzojnë çdo pretekst për të protestuar ndaj pushtetit, por kurrë nuk do të shkojnë pas atyre që kërkojnë rikthimin në të kaluarën në emër të utopive ideologjike. Shqiptarët mund të mbushin sheshin për të kërkuar më shumë drejtësi e llogaridhënie, por zgjedhja e tyre strategjike është e qartë: ata duan zhvillim, duan kapitalizëm dhe duan të ardhmen.

Next Post
Kroacia i kërkon Malit të Zi mbi 2.4 miliardë euro pasuri ushtarake të trashëguar nga ish-Jugosllavia -

Kroacia i kërkon Malit të Zi mbi 2.4 miliardë euro pasuri ushtarake të trashëguar nga ish-Jugosllavia -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije -

Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije –

October 5, 2026
“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Ambasadori i ri ia zeroi Berishës lobimin miliona dollarësh në SHBA!

October 5, 2026
“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

October 5, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com