• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Debati për karburantet, PD kundër nismës së PS: Rezervat të blihen me tender, jo te privati!

by A. Q
02/10/2026 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në nismën e qeverisë për krijimin e rezervës së naftës.

Eno Bozdo në një deklaratë për mediet kërkoi që blerja e karburantit të bëhet me tendera dhe se kompania që do ta menaxhojë të mos jetë private.

“Në projektligjin e paraqitur nga qeveria dhe që synon ngritjen e rezervës së sigurisë së karburanteve, barrën e financimit do ta mbajë përsëri konsumatori. Rezerva do të krijohet. Do të kërkojë rreth 300 deri në 350 milionë euro dhe barra për të do t’i bjerë përsëri çdo shqiptari. Të gjitha procedurat e blerjeve të karburantit, qeveria ka zgjedhur t’i bëjë të drejtpërdrejta në tavolinë në shmangie të qëllimtë të ligjit për prokurimin publik. Projektligji parashikon që kompania e cila do të menaxhojë këtë rezervë me rreth 350 milionë euro në rast krize të jetë private, fshehur nën emrin e operatorit publik. Për këtë arsye grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend amendimet për këtë projektligj, të cilat ndër të tjera kërkojnë; një, rezerva e sigurisë së naftës të financohet 100% nga buxheti i shtetit dhe asnjë taksë e re nuk mund të rëndojë mbi shqiptarët për këtë qëllim. Dy, të gjitha procedurat do të mbahen me garë dhe transparencë sipas ligjeve në fuqi, sepse kemi të bëjmë me paratë e shqiptarëve dhe jo para për t’iu dhuruar në tepsi klientëve të qeverisë. Tre, operatori publik, kompania e cila menaxhon furnizimin me naftë në rast krize, nuk mund të jetë private siç edhe qeveria e kërkon”, tha deputeti.

Next Post
“Isha i frikësuar”- Pësoi hemorragji në tru, Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja dot, gruaja qante dhe…!

“Isha i frikësuar”- Pësoi hemorragji në tru, Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja dot, gruaja qante dhe...!

Comments 1

  1. leka says:
    2 weeks ago

    e rastin konkret per rezerven e naftes PD me zotin Bozgo ka te drejte qe nafta te bliget me konkyrim publik dhe te administrohet nga shteti dhe jo nga privati pasi ljo rezerve i perket stabilitetit te ekonomise dhe fuqizimin e shtetit si operim strategjik shteteror

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com