• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Isha i frikësuar”- Pësoi hemorragji në tru, Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja dot, gruaja qante dhe…!

by A. Q
02/10/2026 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sir Alex Ferguson ka rrëfyer emocionet dhe frikën që përjetoi gjatë rikthimit të tij në Old Trafford, pasi pësoi një hemorragji në tru që për pak i kushtoi jetën.

Legjenda e Manchester United, tashmë 84 vjeç, pësoi hemorragji cerebrale në vitin 2018 dhe kaloi një periudhë të gjatë rikuperimi. Në atë kohë, gjendja e tij ishte kritike dhe, sipas raportimeve të bëra më herët, shanset për mbijetesë ishin vlerësuar shumë të ulëta.

Megjithatë, Ferguson u rikthye në Old Trafford në shtator të të njëjtit vit, për ndeshjen ndaj Wolves. Tani, në prag të publikimit të librit të tij të ri Games of My Life, ish-trajneri legjendar ka treguar se rikthimi në stadium nuk ishte aspak i lehtë për të.

“Isha i tmerruar. Do të doja të thosha se isha rehat, por nuk isha. Nuk isha aspak rehat”, rrëfeu Ferguson për BBC Radio 5 Live.

Ai kujtoi momentin kur u prezantua në stadium dhe tifozët e Manchester United e pritën me duartrokitje të gjata.

“Nuk e dija se cili do të ishte reagimi. Shkon atje dhe bëhet njoftimi për trajnerin, pastaj vjen ajo duartrokitje e fuqishme. Ishte një moment që të prekte thellë”, tha ai.

Pranë tij ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila, sipas Ferguson, ishte në lot nga emocioni.

“Gruaja ime ishte me mua dhe pothuajse po qante. Ajo u ul dhe tha: ‘Ah, kjo është fantastike. Kjo është e jashtëzakonshme’”.

Ferguson theksoi se mbështetja e tifozëve dhe mënyra se si ata e pritën pas gjithçkaje që kishte kaluar ishte një nga momentet më të veçanta të rikthimit të tij.

Hemorragjia në tru e detyroi Ferguson të përballej me një periudhë të vështirë rehabilitimi. Ai kujton veçanërisht momentin kur humbi aftësinë për të folur.

“Mbaj mend gjithmonë nipin tim që erdhi të më vizitonte. E kisha humbur zërin dhe nuk mund të flisja”, tregoi ai.

Më pas, një terapiste nisi punën me të përmes ushtrimeve të ndryshme. Ferguson duhej të shkruante emra zogjsh, kafshësh dhe lumenjsh, me qëllim që gradualisht të rikthente aftësinë për të folur.

“Dhe në atë mënyrë zëri im u kthye”, rrëfeu ai.

Kur u pyet për frikën që përjetoi gjatë asaj periudhe, Ferguson ishte i drejtpërdrejtë: “Kur nuk mund të flas, duhet të jem i frikësuar. Ishte një moment vërtet i frikshëm.”

Ferguson drejtoi Manchester United për 26 sezone dhe u bë një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Gjatë periudhës së tij në klub, ai fitoi 13 tituj të Premier League, pesë FA Cup dhe dy trofe të Champions League.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

November 24, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

November 24, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

November 24, 2026
U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

November 24, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

November 24, 2026
Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

November 24, 2026
Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

November 24, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

November 24, 2026
Paralajmëron Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë…

Juristi Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë!

November 24, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Ministri Gonxhja: 17% e buxhetit do të shkojë për shtresat në nevojë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In