• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

KPK shkarkon Blerim Isufajn, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës!

by A. Q
02/10/2026 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, për siç tha, keqmenaxhim, jokompetencë dhe dështim në përmbushjen e detyrave.

Shkarkimi i Isufajt u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, me gjithë paralajmërimet nga organizatat joqeveritare që mbikëqyrin sistemin e drejtësisë në vend kundër marrjes së vendimeve “të ngutshme”.

KPK tha se e mori këtë vendim “në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës… mbi bazën e rrethanave të konstatuara dhe të dokumentuara në procedurën përkatëse”.

Dren Paca është emëruar ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, deri në emërimin e një prokurori me mandat të plotë, thuhet në njoftim.

KPK-ja nuk dha hollësi konkrete për dështimet që ia atribuon Isufajt.

Në prag të mbledhjes, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kishte paralajmëruar se asnjë veprim ndaj Isufajt nuk do të duhej të merrej përmes “një procedure të shpejtë dhe të paqartë”.

IKD kishte kërkuar që llogaridhënia të mos përdorej si arsyetim për vendimmarrje të ngutshme, duke pasur parasysh mandatin e prokurorisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit transnacional, si dhe bashkëpunimin e saj me shtetet partnere të Kosovës.

Shkarkimi i tij vjen një muaj pasi KPK-ja nuk ia miratoi raportin e punës Prokurorisë Speciale për vitin 2025.

Isufaj ishte emëruar në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2023 dhe ky ishte mandati i tij dyvjeçar.

KPK nguli këmbë se shkarkimi i Isufajt nuk lidhet me ndikime apo konsiderata politike, por rrethana të lidhura drejtpërdrejtë me ushtrimin e detyrës së tij.

Por Isufaj është kritikuar haptazi nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, e posaçërisht nga lideri i saj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në fillim të këtij viti, Kurti e kishte fajësuar Isufaj për “gjendjen e keqe në prokurori”.

“Duhet një kryeprokuror i ri, jo Blerim Isufaj. Sa i përket prokurorisë, shumica e problemeve kanë emër të përveçëm e që është Blerim Isufaj”, kishte thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.

Në vitin 2025, Kurti kishte e kishte shpërfillur një thirrje të prokurorisë së udhëhequr nga Isufaj që ai të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Kurti e kishte akuzuar Isufajn se, duke e ftuar kryeministrin e vendit për marrje në pyetje në një rast të dyshuar korrupsioni, donte “të prodhonte lajm ndërkombëtar”.

Këtë e kishte përsëritur edhe ministrja e atëhershme e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se e gjithë kjo gjoja ishte planifikuar nga Isufaj që të bëhet lajm “në media vendore e ndërkombëtare, që Kurti paska qenë i ftuar për një aferë korruptive”.

Përplasja me Isufajn daton qysh në vitin 2023, kur ai synonte të bëhej kryeprokuror i Shtetit.

Presidentja e atëhershme Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi më 2023, me arsyetimin se ishin gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes. /REL/

Next Post
G7 në Evian: Mbështetje për Trumpin ndaj Iranit në këmbim të ndihmës për Ukrainën

G7 bie dakord për lirimin emergjent të 100 milionë fuçive naftë, mes presionit të SHBA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Garanci administrative për mbrojtjen e fëmijëve, Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për Komisionet e Ankesave në bashki! Ja procedurat

October 2, 2026
Mbledhja e Qeverisë, miratohen 7 projektligje! Lejohet dhe kanabisi për qëllime mjekësore e industriale! Ja si do të kontrollohen kompanitë, kamerat me sensorë

Mbledhja e Qeverisë, miratohen 7 projektligje! Lejohet dhe kanabisi për qëllime mjekësore e industriale! Ja si do të kontrollohen kompanitë, kamerat me sensorë

October 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lirimi i 100 milionë fuçive nga rezervat jep efektet e para, çmimet e naftës nisin të bien në tregje!

October 2, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Pagat e magjistratëve/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe…

October 2, 2026
Çështja Ronaldo përçan vendin, tension në aeroport! Tifozët kundër trajnerit të Portugalisë

Çështja Ronaldo përçan vendin, tension në aeroport! Tifozët kundër trajnerit të Portugalisë

October 2, 2026
Lirohen 100 milionë fuçi nafte, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7-ës: Shmanget ndalimi i eksporteve dhe koordinimi për rezervat

Lirohen 100 milionë fuçi nafte, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7-ës: Shmanget ndalimi i eksporteve dhe koordinimi për rezervat

October 2, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 125-të, tubim para Kryeministrisë dhe fjalime politike për dorëheqjen e qeverisë

Protesta në Tiranë në ditën e 125-të, tubim para Kryeministrisë dhe fjalime politike për dorëheqjen e qeverisë

October 2, 2026
Bosi i mafias pretendon investime miliardash me Berluskonin, vajza e ish-kryeministrit: Monument i hipokrizisë gjyqësore!

Bosi i mafias pretendon investime miliardash me Berluskonin, vajza e ish-kryeministrit: Monument i hipokrizisë gjyqësore!

October 2, 2026
Berisha nga Korça: Çmimet në Shqipëri janë rritur me ritme shumë më të larta se rrogat! Do ta përmbysim këtë situatë

Berisha nga Korça: Çmimet në Shqipëri janë rritur me ritme shumë më të larta se rrogat! Do ta përmbysim këtë situatë

October 2, 2026
Komisioni hetimor për KAYO, mazhoranca ia rrëzon kërkesën Bardhit! Zbulohet përgjigja e Kuvendit: Nuk u arrit konsensusi dhe…

Komisioni hetimor për KAYO, mazhoranca ia rrëzon kërkesën Bardhit! Zbulohet përgjigja e Kuvendit: Nuk u arrit konsensusi dhe…

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com