• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ Legjitimiteti i përqendrimit të institucioneve kyçe në 4 rajone

by A R
02/09/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi i qeverisë “Rama 2” për përqendrimin e institucioneve kyçe në 4 rajone është pritur me dyshim dhe pikëpyetje nga ekspertët e qeverisjes vendore, të cilët kërkojnë hapjen e konsultimeve publike për shmangien e rreziqeve dhe gjetjen e një fryme konsensusi me opozitën.

Në vigjiljen e shpalljes së emrave të ministrave të rinj, qeveria “Rama 2” prezantoi edhe ambicien për një reformë institucionale të ndarë në 4 rajone të mëdha, që sipas ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi udhëhiqet nga filozofia “të bëjmë më shumë me më pak”.

Projekti i prezantuar më 27 gusht në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste parashikon grupimin e institucioneve kryesore shtetërore në katër rajone dhe shkurtimin drastik të punonjësve të administratës publike.

Peleshi, i cili mban postin e ministrit të Bujqësisë në qeverinë e re deklaroi se Shqipëria ka aktualisht një numër shumë të madh të institucioneve të varësisë, rreth 500 agjenci dhe institucione të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave me funksione të dublikuara.

Duke iu referuar një studimi të bërë nga disa ministra, Peleshi propozoi grupimin e institucioneve kyçe në 4 rajone- katër agjenci të shëndetit publik, 4 agjenci të sigurimit të cilësisë në arsim si dhe po kaq për mjedisin dhe shërbimin social.

Peleshi deklaroi gjithashtu se aktualisht ka 12 institucione që lëshojnë dokumente të pronësisë dhe propozoi një shkrirje të mundshme mes ALUIZN-it dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ide të ngjashme koncentrimi janë hedhur për konsumim publik edhe për Thesarin e Shtetit apo një bashkim të mundshëm të Tatimeve me Doganat.

Projekti i prezantuar është në linjën e premtimit kyç të Partisë Socialiste gjatë fushatës së fundit elektorale për një reformë të thellë të administratës publike, por mbivendosja e saj me ndarjen aktuale territoriale të Shqipërisë ka ngritur dyshime dhe pikëpyetje mes ekspertëve të fushës.

Ekspertët e qeverisjes së pushtetit vendor, të cilët BIRN i intervistoi, e shohin me skepticizëm ndryshimin e propozuar nga qeveria dhe paralelisht me procesin politik, kërkojnë që të hapet një proces i gjerë konsultimesh-i cili sipas tyre duhet t’i tejkalojë kufinjtë e Partisë Socialiste.

Fatlum Nurja, ekspert i decentralizimit dhe i qeverisjes vendore në projektet e USAID i tha BIRN se prezantimi i reformës institucionale ngre shumë pikëpyetje.

“Besoj se nisma e qeverisë për  krijimi i 4 rajoneve ka nevojë për një proces diskutimi mes  aktorëve dhe unë nuk besoj se aktualisht qeveria ka studime gati për këtë proces,” tha Nurja për BIRN.

“Sa kohë që ky diskutim bëhet brenda Partisë Socialiste është problem i tyre politik, por kur të dalë prej saj, ky diskurs ka nevojë për të përfshirë ekspertizën e pavarur në konsultime,” shtoi ai.

Besnik Aliaj, rektor i Universitetit Polis dhe ish-koordinator i Politikave të Territorit në PD i tha BIRN se e mbështet idenë e ndarjes në rajone, ndonëse shprehet i paqartë mbi mënyrën se si qeveria po hyn në këtë proces. Ai e sheh gjithashtu të domosdoshëm hapjen e një debati publik mbi këtë çështje, ndërsa i tha BIRN se me këtë projekt “e sheh qeverinë në zonën gri të legjitimitetit”.

“Është  shumë e këshillueshme që përtej procesit politik që ka nisur mazhoranca e re, e cila është në të drejtën e  saj ta marrë këtë reformë,  …të hapet një proces konsultimi,” tha Aliaj për BIRN.

“Çështja është nëse qeveria do të marrë vendime, sepse ka  bindjen dhe kërkon të ketë suksesin e saj absolut personal në këtë histori apo do të kemi një zgjidhje që mundohet të minimizojë rreziqet duke gjeneruar një debat, i cili synon të marrë ide plotësuese, analiza më të ftohta në mënyrë  që të marrë një vendim, i cili do të jetë përcaktues për të ardhmen e vendit,” shtoi Aliaj.

“Truku” me territorin 

Ndarja e territorit të Shqipërisë në 4 rajone zhvillimi, sa i përket grupimit të institucioneve kryesore ka ngritur pikëpyetje edhe për ligjshmërinë e kësaj nisme, ndonëse ekspertët i thanë BIRN se projekti i propozuar ka anashkaluar me “zgjuarsi” parashikimet kushtetuese.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji “për ndarjen administrativo-territoriale” e ndan territorin në 12 qarqe dhe 61 bashki.

Kryeministri Rama, në një bashkëbisedim të fundit me gazetarët e bëri të qartë se nuk ka konsensusin e opozitës për të ndryshuar ndarjen territoriale-ç’ka do të kërkonte 3/5 e votave, por e shtyu më tej idenë e krijimit të 4 rajoneve të mëdha të zhvillimit.

“Ne do vazhdojmë të forcojmë idenë e rajoneve të zhvillimit, pra jo si rajone në kuptimin administrativ kufitar, por si rajone në kuptimin e zhvillimit. Kemi ndarë faktikisht katër zona zhvillimore dhe në bazë të atyre zonave zhvillimore do përcaktojmë pastaj edhe vendndodhjen e këtyre agjencive rajonale, të arsimit, të shëndetit, të mjedisit, e kështu me radhë,” shpjegoi Rama.

Por ekspertët e intervistuar nga BIRN theksojnë se reforma e propozuar institucionale mund të krijojë mbivendosje kompetencash me pushtetin vendor dhe se qeveria nuk duhet të anashkalojë gjetjen e një fryme mirëkuptimi me opozitën.

Aliaj i tha BIRN se nëse qeveria do të vendoste të ndryshonte numrin e qarqeve, atëherë do t’i duheshin 3/5 e votave në Parlament, por sipas tij ajo ka zgjedhur “me zgjuarsi” të mos ndjekë këtë rrugë.

Vetë Aliaj mendon se qarqet janë aktualisht struktura parazitare që duhen shkrirë, por sipas tij, propozimi në formën që është bërë nuk kërkon ndryshime kushtetuese. Megjithatë, ai sheh me dyshim përpjekjet e qeverisë për vendimarrje absolute në këtë objektiv.

“Këtu është çështja e më të mirës për vendin, dhe më e mira për vendin kërkon që kjo nismë politike, që ende  nuk mund ta quajmë të mirë apo të keqe, është një vizion që duhet diskutuar  me ekspertët, me institucionet, grupet e specializuara dhe kërkon gjetjen  e frymës  së mirëkuptimit  me opozitën,” tha Aliaj.

Ndërsa Fatlum Nurja i tha BIRN se ndonëse ndryshimet e propozuara nuk bien ndesh me Kushtetutën, ato sërish kërkojnë akte ligjore të cilat duhet të miratohen në Parlament. Ai theksoi gjithashtu se propozimet duhet të kalojnë përmes Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Vendore-një strukturë e ngritur në janar 2017 me anëtarë të pushtetit vendor dhe atij qëndror.

“Nëse ti nuk e përcakton se ku fillon kufiri i njërit dhe ku mbarojnë kompetencat e një institucioni  tjetër, ti ke krijuar konfuzion ligjor dhe mbivendosje kompetencash. Ne nuk vuajmë për ligje apo dhe struktura, problemi është tek zbatueshmëria e tyre,” shpjegoi Nurja.

Ekspertët pohojnë se ka nevojë për më shumë informacion për të gjykuar mbi nismën e re të qeverisë “Rama”, ndërsa theksojnë se ajo mbart edhe një sërë rreziqesh.

“Më le të kuptoj që kjo rrugë e zgjedhur rrezikon që të  na garantojë një qeverisje më të mirë të pushtetit vendor. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë saktë. Është e njëanshme! Mund të jetë e saktë, por nuk ka asnjë garanci për këtë,” argumenton Aliaj.

Ndërsa Fatlum Nurja ngre dyshime se reforma institucionale mundet të jetë gjendur si “një formë ligjore” për shkutime në administratë.

“Kjo mund të jetë një nga objektivat e fshehta të riformatimit  të administratës,” tha ai për BIRN./a.m.

Next Post
Mjeti me targa kosovare pritë zyrtarit të prefekturës së Lezhës, dhunohet 41-vjeçari

Mjeti me targa kosovare pritë zyrtarit të prefekturës së Lezhës, dhunohet 41-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com