• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mjeti me targa kosovare pritë zyrtarit të prefekturës së Lezhës, dhunohet 41-vjeçari

by A R
02/09/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i Prefekturës së Lezhës është sulmuar dhe qëlluar me mjete të forta, teksa po hynte na banesën e tij, në qytetin e Lezhës, shkruan “Panorama”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 të së enjtes, në qendër të qytetit, ndërsa shënjestër e sulmit ishte Andi Marku, punonjës i Zyrës së Verifikimeve të Titujve të Pronësisë, në prefekturën e Lezhës.

41-vjeçarit Marku më- sohet se i është bërë pritë nga një automjet me targa të Kosovës, brenda të cilit kanë qenë katër persona, të cilët kanë marrë pjesë të gjithë në dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të Prefekturës. Marku është goditur disa herë me sende të forta në disa pjesë të trupit duke marrë plagë të shumta.

Pasi e kanë dhunuar dhe lënë të shtrirë përtokë, katër agresorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar arrestimit të policisë. Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar me urgjencë nga policia në Spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë dhe më pas u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas ndërhyrjes së bluzave të bardha, Marku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por pa mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve.

Dyshimet janë se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron Marku pranë Prefekturës në Lezhë, pasi sipas të dhënave, prej pak ditësh ai ishte emëruar Drejtor i Komanduar i Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

Andi Marku mban dhe detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste për Kolshin, ndërsa më herët, ai ka punuar dhe si oficer në Policinë e Shtetit dhe kryekomunar i Kolshit në Lezhë raporton Panorama.

Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar komune, Markut u arrestua më 1 qershor të vitit 2010, nën akuzën e “Korrupsion pasiv dhe funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”. Ish-kryekomunari i Kolshit u arrestua për llogari të sektorit të Antikrimit Ekonomik në këtë drejtori, pasi dyshohej për disa abuzime në kryerjen e detyrës./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 3 Shtator 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In