• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Fajtorët për Aleppon, Perëndimi bën konferenca të kota, rebelët humbasin bastionin

by A R
01/12/2016 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Sirinë nuk ka zgjidhje ushtarake, përbetohen politikanë perëndimorë prej vitesh. Presidenti rus, Vladimir Putin, personi i favorizuar prej tij, Bashar Al-Assad dhe aleatët e tij iranianë dhe libanezë me sa duket e shohin këtë ndryshe: pasi e bënë të vuajë nga uria me javë të tëra Lindjen e Aleppos, duke e bombarduar vazhdimisht, forcat e regjimit dhe njësi shiite aleate me to tani janë nisur që të marrin lagjet e fundit të mbajtura nga kryengritësit në metropolin e dikurshëm ekonomik. Për fatin e njerëzve atyre aq u bën. Rëndësi për ta ka vetëm fitorja ushtarake dhe demoralizimi i kundërshtarit.

Po SHBA dhe Bashkimi Evropian çfarë bëjnë? Praktikisht asgjë! Perëndimi paralajmëron dhe dënon, thërret konferenca, vë në rrugë rezoluta. Por në të vërtetë ai vetëm bën sehir. Rënia e Aleppos që po përvijohet është nga ky shkak një shpallje tjetër falimentimi politik dhe moral të politikës së Perëndimit ndaj Sirisë. Dhe të duket gati si qesharake, që t’i akuzosh Putinin dhe Assadin se po shfrytëzojnë aktualisht në mënyrë të ndërgjegjshme një vakum pushteti të krijuara nga zgjedhjet presidenciale në SHBA. Për këtë ata nuk kanë nevojë! Barack Obama nuk është kthyer në “lame duck” me fitoren e Donald Trumpit. I tillë ai ka qenë gjithmonë.

Nuk është krijuar vakum i ri pushteti

Obama donte të pengonte në Siri gabimet fatale, të cilat i patën shpëtuar paraardhësit të tij George W. Bush në Irak. Me këtë premisë vetëm të supozuar pacifiste, Obama e bëri veten dhe të gjithë Perëndimin bashkëfajtor në tragjedinë siriane. Sepse kjo inkurajoi para së gjithash Rusinë dhe Iranin, por edhe aleatë jo të sigurtë të SHBA në politikën e jashtme si Arabinë Saudite dhe Turqinë, që ta shndërrojnë Sirinë në një fushë beteje të interesave të tyre të ngarkuar me fe dhe etni.

Sollich Rainer Kommentarbild App

Rainer Sollich

Një rrugëdalje nga spiralja e urrejtjes dhe e dhunës, megjithë zhvillimet më të fundit nuk duket, po kaq pak po përvijohet ndonjë “zgjidhje” e natyrës politike ose ushtarake. Po të bjerë realisht në duart e Assadit Aleppo, atëherë këtu do të kemi të bëjmë me të vërtetë me një demonstrim të fortë dhe simbolik të fuqisë së regjimit: kjo tregon se nën mbrojtjen ruse, regjimi është në përparësi dhe se nuk mund të përmbyset. Por kryengritësit e moderuar dhe ata radikalë do të vazhdojnë të luftojnë në zonat rurale dhe do të gjejnë edhe më tej aleatë sunitë, të cilët do t’i armatosin rëndë për këtë. Edhe me terroristët e Shtetit Islamik hë për hë do të kemi ende të bëjmë – jo së fundi sepse Moska dhe Damasku, në kundërshtim me përbetimet e veta deri tani nuk i kanë luftuar vërtet.

Kriminelët e luftës në pushtet

Tragjedia e Aleppos përfaqëson simbolikisht një përfundim, i cili në fakt njihet prej kohësh: Bashar al-Assad, i dyshuari si krimineli më i madh i luftës i kohës sonë, do të vazhdojë të qendrojë në pushtet për aq kohë, sa Rusia dhe Irani të mos e lënë të bjerë dhe SHBA ta shohin duarlidhur. Por Assadi nuk do të mund ta paqëtojë Sirinë – as atëherë kur Donald Trumpi, siç druhen opozitarë sirianë, të bëjë pjesërisht aleancë me Putinin për Sirinë.  Pra vrasjet do të vazhdojnë./DW/a.m.

Next Post
Ermonela Jaho: Hap sezonin e vitit 2017 të Operas në Sidnej të Australisë

Ermonela Jaho: Hap sezonin e vitit 2017 të Operas në Sidnej të Australisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com