Kanë kaluar katër ditë që nga zbulimi i pengmarrjes njëjavëshe në Dukagjin të Shkodrës të dy vëllezërve për pazare droge, por vetëm këtë të hënë janë zbuluar personat që morën pjesë në grabitje. 3 prej pengmarrësve, u lanë në burg, pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për Tom Shkrepën, Lek Shkrepën si dhe Kolë Dushkun. Roli i tyre ishte të shoqëronin pengun deri në fshatin Plan ku dhe e mbajtën të izoluar për 6 ditë. Shkak për pengmarrjen ishte një pagesë e pakryer për drogën ku vëllezërit Kuçaj ishin ndërmjetës.
Tom shkrepa
Lek Shkrepi
Kol Dushku
Këta 3 persona në bashkëpunim me Francesk e Lin Valën, si dhe me kushërinjtë e tyre Pëllumb e Palë Dushku kanë rrëmbyer dy vëllezërit S.K dhe A.K për disa pazare droge. Dy vëllezërit janë rrëmbyer teksa ndodheshin në qytetin e Shkodrës, kur grabitësit i janë afruar me makinë dhe i kanë drejtuar armët.
Francesk Vala
Lin e Francesk Vala
Pal Dushku