• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrjet raciste dhe anulimi i ndeshjes me Rumaninë, Federata e Kosovës: Po përgatisim dosjen për UEFA

by A R
16/11/2024 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshje mes Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohej mbrëmjen e djeshme u ndërpre vetëm disa sekonda para se të përfundonte takimi. Shkak për këtë janë bërë thirrjet raciste, anti-shqiptare të tifozëve rumunë, gjë e cila sigurisht ka “irrituar” lojtarët shqiptarë, të cilët reaguan menjëherë ndaj pordhosjes së simboleve shqiptare.

‘Serbi Serbi’ dhe ‘Kosova është Serbi’ ishin thirrjet që “detyruan” Amnir Rrahmanin të mblidhte skuadrën dhe t’i dërgonte drejt dhomës së zhveshjes për të mos pranuar më pas që të riniste ndeshja. Tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët nëpërmjet një deklarate kanë kërkuar drejtësinë dhe të merrren masat e duhura. Të gjitha provat janë dërguar në UEFA dhe tashmë pritet vendimi i tyre.

“Deklaratë publike e Federatës së Futbollit të Kosovës

Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, një sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares së Kosovës

16 nëntor, 2024 – Federata e Futbollit të Kosovës (FFK)  dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s.

Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë.

FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.

Ndeshja, që deri në momentin e ndërprerjes kishte një performancë të shkëlqyer nga Kombëtarja e Kosovës dhe një rezultat 0:0, u përshkallëzua edhe më tej për shkak të refuzimit të tifozëve për të ndalur thirrjet e tyre raciste dhe provokuese. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s.

Për më tepër, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit. Kjo sjellje e turpshme dhe e papranueshme çoi në reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të FFK-së.

Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.

Ne besojmë se UEFA do të veprojë në përputhje me vlerat e saj themelore për të dënuar ashpër gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje.

FFK riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur dinjitetin e Kombëtares së Kosovës dhe vlerat e futbollit, por edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s për futboll pa politikë dhe respektim të ‘fair-play’-it, si një lojë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe as në shoqërinë tone”, thuhet në deklaratën e tyre.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Tifozët e Serbisë tentojnë të djegin flamurin kuqezi, plas grushti pas ndeshjes me Zvicrën

VIDEO/ Tifozët e Serbisë tentojnë të djegin flamurin kuqezi, plas grushti pas ndeshjes me Zvicrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

September 20, 2026
Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com