• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 700 të infektuar me zgjebe në Kosovë shtohen rastet edhe në Shqipëri

by A R
16/11/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 700 persona janë infektuar me zgjebe brenda nëntë muajve të këtij viti në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fatime Kokollari për Kosova Press. Raste të të prekurve me zgjebe janë regjistruar edhe në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Në Qendrën Spitalore në Tiranë nuk hospitalizohen të prekurit me zgjebe, ndërsa në QKUK, herë pas herë pacientëve u duhet të blejnë vetë barnat për kurimin nga ky parazit.

Në një prononcim për KosovaPress, Kokollari thotë se numri i të hospitalizuarve nga zgjeba këtë vit ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.

“Personat e sëmurë me skabies janë gjithmonë prezent në vizitat ambulatore të Klinikës së Dermatologjisë. Megjithatë, statistikat tona tregojnë se sëmundja prej vitit të kaluar, sivjet është në rënie e sipër dhe diku të hospitalizuar diku 30 për qind më pak se vitin e kaluar. Ndërsa, përafërsisht vizita ambulatore në këta nëntë muajt e fundit sillet diku rreth 700 persona të infektuar, gjë që statistika është e përafërt me vitin e kaluar”, thotë Kokollari.

Dermatologia në QKUK, Fatime Kokollari tregon se nga janari deri në shtator rreth 45 pacientë kanë qenë të hospitalizuar.

“Të hospitalizuar në Klinikën e Dermatologjisë nga skabiesi sivjet prej janarit deri në shtator kanë qenë 45 (pacientë). Ndërsa, vitin e kaluar në po të njëjtin muaj, prej janarit deri në shtator kanë qenë 62. Që i bie në përqindje diku 27 për qind më ulët është numri i hospitalizuarve sivjet krahasuar me vitin e kaluar”, tregon Kokollari.

Ndër të tjera, Kokollari tregon se për shkak të mungesës së ilaçeve në barnatoren e Dermatologjisë, herë pas here, pacientëve u duhet t’i blejnë vetë ato për t’u kuruar nga zgjeba, gjatë kohës sa ata janë të shtrirë në spital.

“Pacientët e prekur me skabies që hospitalizohen në dermatologji, a iu duhet të blejnë diçka prej barnave, prej terapisë? Ju duhet kohë pas kohe, jo gjithmonë jemi të furnizuar”, thekson Kokollari.

Dermatologia në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë Violeta Dajçi në një prononcim për KosovaPress, thotë se në Shqipëri janë regjistruar raste të infektuara nga skabiesi.

“Problemi është te rezistenca në trajtim, në mjekim. Kjo është vështirësia që po hasim neve sot që besoj e kanë edhe mjekët në Kosovë. Është më e vështirë të trajtohet ky lloj paraziti. Ky variant që qarkullon tani në Shqipëri. Rastet ka, rastet janë, ndoshta duken në numër të shtuar. Nuk ka statistika të sakta, ose nuk ka një studim. Derisa rastet janë sporadike, nuk kemi vatra, nuk kemi shkolla ku ka një numër të caktuar që të themi që duhet të trajtohen ose ambiente të tjera ku ka shumë persona bashkë…Derisa nuk ka një numër të shtuar në këto ambiente të përbashkëta ku ka më shumë persona që qëndrojnë nuk themi dot që është një gjende alarmante. Por, a ka raste me skabies, ka. Ka pasur edhe më përpara dhe do të ketë gjithmonë”, thotë Dajçi.

Sipas përvojës së saj me pacientë, Dajçi thekson se burimi i përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse vjen nga Evropa. Për dallim nga QKUK-ja, Dajçi potencon se në QSUNT, nuk hospitalizohet asnjë rast me zgjebe, pasi sipas saj, është gabim.

“Ky lloj paraziti, kjo sëmundje është e ardhur kryesisht nga vendet e Evropës. Sepse të gjithë pacientët referojnë në një farë mënyre se ju ka ardhur një fëmijë nga jashtë, nga Italia kryesisht, Anglia. Nuk trajtohet më me këtë trajtimin klasik që neve e përdornim me pomada me squfur në një kohë ta caktuar, larjen e dezinfektimin e rrobave dhe ambientit. Kërkon një mjekim më të zgjedhur, të shtrirë në kohë. Duke kombinuar tipet e ndryshme të kremrave që ne disponojmë…Kjo nuk është një patologji që trajtohet në spitale. Është gabim të hospitalizohen, sepse çdo pacient duhet të trajtohet ambulatorisht apo në kushte shtëpie”, thekson Dajçi.

Zgjeba është një sëmundje e lëkurës e cila shkaktohet nga një parazit, i cili provokon një reaksion mbrojtës nga ana e organizmit, të manifestuar me puçrra të kuqe në lëkurë, që pasojnë me kruarje.

/a.r

Next Post
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In