• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arta Dade: Meta nuk e meriton burgun! Më vjen keq për fëmijët e tij, që po përjetojnë divorcin e prindërve

by A R
16/11/2024 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arta Dade ish-ministre e Kulturës e ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku, në Dritare TV foli për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

“Kur e kam parë videon e arrestimit të Ilir Metës më ka ardhur shumë keq. Ishte një finalizim i gjithë retorikës që është përdorur diku me vend e diku pa vend. Unë kam bashkëpunuar me të dhe kam shumë përshtypje pozitive. Nuk di të them nëse ishte një nxitim nga ana e policisë por kam pritur që të dalin filmimet që mbajnë të nxjerrin retorikën që pretendohet se ka bërë ish-presidenti.

Videoja bëri xhiron e botës, u përdor edhe nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi, i cili pretendoi se ne të njëjtën mënyrë do të trajtohen emigrantët që solli Meloni. Mendoj se kishte mënyra të tjera, kjo ishte një show që duhet t’ia kursenim Shqipërisë. E kujtoj me nostalgji se sa shumë është punuar për FRESH-in dhe sa shumë pozitivitet i dha partisë, më vjen keq. Shpresoj që SPAK të bëj punën e tij, për të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet e shqiptarëve dhe mendoj se në politikë duhet të fillojnë një frymë e re.

Mendoj se si ish-president Ilir Meta nuk duhej të dilte nga korniza. Liderët tanë rrethohen nga njerëz besnikë që nuk guxojnë t’i thonë se këtë gjë e bëre gabim pasi është në të mirën e tyre, të paktën unë kështu e kam parë.

Për sa i përket ndarjes së Monikës me Ilirin më vjen keq sepse është përtej politikës. Duke i njohur të dy e di që fëmijët e vuajnë më shumë prandaj prindërit pavarësisht ndarjes duhet t’i kushtojnë rëndësi fëmijëve” u shpreh ish-ministrja për Dritare TV.
/a.r
Next Post
Jo vetëm Shqipëria, në fushë do të zbresin edhe Gjermania me Holandën. Ja sfidat e sotme në Ligën e Kombeve

Jo vetëm Shqipëria, në fushë do të zbresin edhe Gjermania me Holandën. Ja sfidat e sotme në Ligën e Kombeve

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Sh dade,ti je i njejti brum me monstren e cepanit,ti duhet te keshe turp,qe thua meta se meritonte,ai duhet minimumi,te 25 vjet burg,ti merren parate e pasurite.Ju e vollet,e plackitet,varferuat popullin.Pjesen me te madhe e detyruat e largohet,nga,familjt te fitoje buken e gojes,per femijte.Ju jeni te gjithe njejtit,te pa shpirte,ju nuke ngopeni,me te keqiat qe u keni bere shqiptarve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In