• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot

by Eduard Zaloshnja
16/11/2024 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Pikërisht kur Basha shpalli vendimin e tij “sovran” për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, më rastisi të drejtoj një sondazh rigoroz në terrenin e gjithë vendit (shtator 2021). Nga sondazhi më rezultoi se pothuaj gjysma e atyre që kishin votuar për PD-në në zgjedhjet parlamentare të atij viti simpatizonin Bashën, dhe po aq Berishën (vetëm 7% e votuesve të PD-së nuk simpatizonin asnjërin prej të dyve).

Para zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki, në pranverën e vitit 2022, zhvillova një sondazh për revistën “NewsBomb”, ku më rezultoi se kandidatët e Berishës ishin kudo më lart se kandidatët e Bashës. Madje në Shkodër, kandidati i Berishës ishte edhe më lart se kandidatja e Ramës. Dhe rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan gjetjet e sondazhit tim parazgjedhor – Berisha e dërrmoi Bashën në të gjshta bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të pjesshme lokale.

Fast-forward: Në zgjedhjet e përgjithshme lokale më 2023, kandidatët për kryebashkiakë të Berishës fituan vetëm 7 bashki, ndërsa të Bashës asnjë. Ndërkohë, kandidatët e Ramës fituan plot 54 bashki. Sipas thënies së një mikut tim, Shqipëria u shndërrua në një Edvinistan…

Tani që historia e sfidës së Bashës ndaj Berishës është mbyllur, këtij të fundit i është shfaqur një sfidë e re në opozitë – nga partitë e reja. Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Endrit Shabani, Arlind Qorri etj. udhëheqin parti të reja, që në sondazhin e fundit që zhvillova për Report TV rezultonin me 14% të votave të të vendosurve për të votuar qysh sot.

Në situatën aktuale, Berisha ka shkuar deri tek 30% e atyre që janë të prirur për të votuar, ndërsa PD-ja merr 32% të votave të atyre që janë të vendosur të votjnë qysh sot (dmth, karroca shtyn kalin). Nga ana tjetër, Rama ka përkrahjen e 50.1% të atyre që janë të prirur për të votuar, ndërsa PS-ja merr 49.5% të votave të atyre që janë të vendosur të votjnë qysh sot (dmth, kali tërheq karrocën). Mes tyre janë partitë e reja, që mbetet të shihet nëse do ta tërheqin karrocën e tyre deri në fund…

Next Post
Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In