Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor për Kastriot Palushin, ish-oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë.
Efektivi Palushi u arrestua pak ditë më parë nga AMP, pasi dyshohet se mori 50 mijë lekë nga një qytetari të kallëzuar në këmbim të lehtësimit të pozitës penale të tij.
Palushi akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.
/a.r