• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

11 mënyrat për të qenë më të lumtur

by
28/05/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Studimi më i fundit i lumturisë. Të vizatosh një picë dhe të bësh duart pis janë disa nga veprimet që ju çojnë drejt lumturisë

1 maji? Është gjithnjë festë në Shqipëri. 8 Marsi? Gjithashtu. Edhe pse populli shqiptar shfaqet në çdo manifestim si një popull i lumtur, ka gjithnjë mëngjese që dëgjon të flitet për gjëra të trishtuara, të cilat struken ndonjëherë edhe nën mbulesën e një buzëqeshjeje. Studimi më i fundit i mjekëve dhe psikologëve për të kapur ca më shumë grimca lumturie  zbulon 11 mënyra për të qenë pak më të lumtur.

Vizatoni ushqime që ju bëjnë të lumtur

Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve me kalori të lartë i bën thuajse të gjithë të ndihen më të lumtur dhe më rehat me veten. Studimi i publikuar në Journal of Behavioral vetëm një muaj më parë tregoi se edhe pikturat apo fotografitë e një pice apo një ushqimi tjetër me yndyrë të lartë do të ndikojnë në humorin tuaj. Ndaj mjekët sugjerojnë që vizatimi i një pice, hamburgeri, torte apo çokollate mund t’ju sillte në një gjendje më të mirë morale. Madje, sa më bukur të jetë vizatuar ushqimi, aq më të mirë do ta ndjeni veten.

Bëjini duart pis

Ishte një studim tjetër që e çoi profesorin e Universitetit të Bristolit në Angli të thonte këto fjalë. Chris Lowry kuptoi vetëm disa muaj më parë, nëpërmjet një studimi tjetër, se bakteret që gjenden zakonisht në tokë prodhojnë efekte të ngjashme me drogat dhe ilaçet kundra stresit. Bakteret e padëmshme, të quajtura Mycobacterium vaccae, stimulojnë në tru lirimin e serotoninës. Nivelet e ulëta të serotoninës bëjnë që njerëzit të kalojnë çaste depresioni. “Kështu që do të ishte mirë të luani ndonjëherë me baltë, të bëheni pak pis dhe të mos fiksoheni shumë pas pastërtisë. Ose të paktën t’ia lejoni vetes këtë në ndonjë piknik, me pushime apo në shtëpi”, tha gjatë konferencës profesor Chris Lowry.

Bëhuni pak kopshtarë

Ndoshta edhe kjo ka të bëjë me ato bakteret magjike, por është vërtetuar se në historinë e njerëzimit, profesioni më me pak stres është ai i kopshtarit. Thuajse të gjithë kopshtarët janë njerëz të qetë dhe përcjellin doza qetësie e lumturie tek njerëzit që kanë pranë. Kështu ka bërë publike organizata “City and Guilds”, duke shtuar edhe se kopshtarët janë njerëzit që dinë më së shumti të mbijetojnë në kushte të vështira. Kështu që të punoni të paktën një herë në javë me lulet tuaja.

Bëni seks, ama me një partner

Seksi është njohur botërisht si një ndër aktivitetet që të bën më të lumtur. Dhe nëse marrëdhëniet seksuale ju bëjnë të lumtur, atëherë mos e humbisni rastin që të bëni të lumtur edhe atë që doni. Raportet seksuale me një partner të vetëm janë ato më efektivet. Nëse e keni gjetur njeriun e zemrës, shijoni ca lumturi.

Bëhuni optimistë dhe realistë njëkohësisht

Njerëzit të cilët kanë qëndrim pozitiv ndaj ngjarjeve të cilat ndodhin rrotull tyre janë më të lumtur se ata që janë pesimistë. E megjithatë, edhe optimizmi i theksuar nuk duket se ka shumë vlerë, sipas psikologëve. Sepse shumica e optimistëve nëse nuk do të jenë njerëz me këmbë në tokë mund të zhgënjehen më lehtë. Por, “nëse optimizmi çiftëzohet me këndvështrimin racional të çdo situate, atëherë me siguri që kemi arritur një stad të suksesshëm e të lumtur”, tha psikologia Sophia Chou. Kjo sepse, sipas saj, ndryshe nga idealistët, ata janë të gatshëm të përballen me situata sfiduese, duke përdorur kreativitetin dhe një opinion pozitiv në rrugën e tyre.

Shpenzoni për kënaqësi të vogla

Të shpenzuarit për më shumë për kënaqësi të vogla, si një kafe apo një biletë kinemaje lumturon më shumë se të blerit një fustan me çmim të lartë. Kënaqësitë e vogla dhe të herëpashershme ju çojnë më afër lumturisë.

Mbylleni ditën në një zarf

Pas çdo dite terapia më e mirë është që të shkruani një letër ku të rrëfeni më të mirat dhe më të këqijat e një dite. Është një terapi që psikologët e këshillojnë shpesh për ata që nuk kanë kohë dhe dëshirë për të bërë terapi me një ekspert. Nëse çdo ditë e mbyllni brenda një zarfi, shkarkimi i emocioneve negative do të ishte më i thjeshtë. Të nesërmen me siguri do të jeni më të lumtur.

Luani me kafshët e vegjël

Edhe kotelet, edhe qenushët janë terapi më vete. Të luash me to të bën më të lumtur, sepse sipas psikologëve njerëzit e kuptojnë ndoshta tërthorazi që një frymor e do pa kushte dhe interesa. Kjo e bën papritur të lumtur.

Buzëqeshni më shumë, edhe pse jo prej vërteti

Një buzëqeshje e shtirur është më mirë se sa të mos buzëqeshësh fare. Sepse psikologët janë të bindur se një buzëqeshje mund të sjellë një tjetër.

Listoni tri gjërat më të bukura që ju ndodhën sot

Kjo mendohet të jetë terapia më pozitive për ditën e nesërme.

Shpenzoni para për të blerë më shumë liri

Nëse shpenzoni para për një fustan të shtrenjtë nuk do t’ju bëj aq të lumtur sa do t’ju bëjë shpenzimi për të pasur më shumë kohë të lirë. Jepjani dikujt të lajë perdet tuaja, dhe vetë shëtisni me biçikletë.

 

Next Post

Vuçiç: Thellësisht mirënjohës për mikpritjen e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com