• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Krishtlindjet/ Bashkia shtron drekë në qendrën e të moshuarve

by A R
25/12/2015 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata të moshuar të cilët nuk kishin mundësi ekonomike për një vakt të ngrohtë, patën mundësi që drekën e Krishtlindjeve ta merrnin në Qendrën e të Moshuarve në Kombinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe anëtarë të stafit të tij, kanë zgjedhur këtë qendër sociale për të marrë pjesë në drekën që u shpërndahet të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që vijnë nga kategori sociale në nevojë.

Ai deklaroi se kjo mencë sociale e Bashkisë se Tiranws është në shërbim të komunitetit dhe nuk ka ditë më të bukur se sa t’ia fillonim kësaj pune në ditën e Krishtlindjes.

“Ju uroj të gjithëve, Gëzuar nga zemra, ju falenderoj shumë për gjithë kontributin. Kjo është një mënyrë se si ne tregojmë që nuk harrojmë atë që ju keni bërë për Tiranën, për Shqipërinë. Gjerat nuk janë të ndërtuara rastësisht, ne nuk kemi ardhur këtu nga hiçi, të gjithë kanë kontribuar në rininë e tyre, që ne të kishim këtë shtet dhe këtë qytet që kemi sot”, tha Veliaj.

Ai shprehu besimin se ku ka vullnet ka një rrugëzgjidhje.

“Ndaj është minimumi i mundshëm që në këto ditë ne ju kthejmë mbrapsht, me falënderim, mirënjohje, përulësi, nderim këtë vakt dhe të tjera gjatë gjithë vitit në vazhdim dhe gjatë gjithë mandatit tonë, për t’u siguruar që në një qytet si Tirana, askush nuk e mbyll ditën pa një vakt të ngrohtë!”, deklaroi Veliaj.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zhvilloi vizita në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale, dhe Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë – Durrës. Pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale, kryebashkiaku Veliaj, tha se kjo është një ditë e bekuar, për t’u uruar të gjithë shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, atyre që janë të krishterë, atyre që janë ortodoksë, katolikë, protestantë, “Gëzuar Krishtlindjet”.

“Besoj se është një festë për të gjithë, edhe për ata që kanë besime të tjera apo ata që ndoshta nuk kanë një besim zyrtar në Zot, sepse është një moment për të reflektuar, mbi historinë e Krishtlindjes që është historia e një lindje modeste, të një personi të panjohur që ndryshoi botën”, tha Veliaj.

Sipas tij, Tirana ka plot heronj të panjohur që kanë mundësi të ndryshojnë botën nëse secili prej nesh vendos që frymën e Krishtlindjes ta përkthejë në një frymë solidariteti.

“Bashkia e Tiranës gjatë gjithë këtyre ditëve do të organizojë dreka, vaktet e festave, por unë besoj se secili prej nesh, më mirë se sa të jetë cinik, skeptik apo kritikues i gjërave që nuk shkojnë, mund të bëjë minimumin e vet. Secili mund të ftojë një fqinj, një të afërm që nuk i ka mundësitë dhe të kalojë me ta me dashuri mundësitë që ofrojnë festat e fundvitit”, u shpreh Veliaj.

Next Post

Pogradec, dy kushërinj sherr me mjete të forta për një pronë, njëri përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In