Dy kushërinj në fshatn Vërri të komunës Proptisht të Pogradecit janë konfliktuar mes njëri tjetrit për motive të dobëta pronësie. K.Alla, 40 vjeç dhe V.Alla, 37 vjeç janë përplasur me tyre, teksa 37 vjeçari ka goditur me sende të forta, në pjesë të ndryshme të trupit kushëririn e tij.
Pas sherrit, K.Alla është shoqëruar në Spitslin e Pogradecit për tu mjekuar. Policia po kryen hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.