• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjidhja për bashkimin”, Mediu: Duhet një grup të urtësh, negociata me dy grupet në PD

by A R
23/01/2023 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushtet ku ndodhet aktualisht e djathta, Fatmir Mediu sheh si zgjidhje për bashkimin e opozitës, krijimin e një grupi të urtësh si negociatorë mes dy grupimeve në PD.

Mediu thotë për gazetën Panorama se ngritja e këtij grupi negociatorësh do të ishte hapi më i drejtë për të zgjidhur situatën sipas tij absurde në PD. “Krijimi i një grupi të urtësh negociatorë si z. Besnik Mustafaj, z. Halim Kosova, z. Rexhep Uka, z. Ridvan Bode etj., mund të ishte një vendim që do të ndihmonte zgjidhjen”, shprehet aleati i demokratëve. Kreu republikan flet për disavantazhet e opozitës në zgjedhjet e afërta lokale, ndërsa shprehet se bashkimi me një kandidat dhe me një logo është domosdoshmëri ndaj apelon që palët ta tejkalojnë situatën e përçarjes brenda PD-së.

 

Z. Mediu, opozita futet në zgjedhjet lokale me disa disavantazhe të mëdha. Sipas jush, cilat janë ato?

Disavantazhi i parë është situata brenda Partisë Demokratike. Dalja me dy kandidatë është disavantazh i madh në aritmetikën elektorale, por dhe në efektin psikologjik që ajo shkakton. Bashkimi me një kandidat dhe me një logo është domosdoshmëri dhe palët duhet ta tejkalojnë këtë situatë. Krijimi i një grupi negociator të urtësh në Partinë Demokratike për të negociuar, do ishte hapi më i drejtë për të zgjidhur këtë situatë absurde në Partinë Demokratike.

Disavantazhi i dytë ligjor është që me ndryshimet Kushtetuese që bëri Edi Rama në mënyrë të njëanshme dhe të kodit ka shkatërruar rregullat e koalicioneve parazgjedhore. Fatkeqësisht, opozita për shkak të situatës konfliktuale nuk mundi të trajtojë dy çështje dhe reforma thelbësore, atë territoriale dhe zgjedhore. Disavantazhi më i madh është mungesa e zgjedhjeve të lira dhe përdorimi i shtetit si makineri politike dhe elektorale.

Pas 10 viteve në opozitë, a ka zgjidhje për të djathtën…?

Sigurisht që ka zgjidhje. E para, të krijojë identitetin e vet politik si e djathtë me ide të qarta për interesin kombëtar, sigurinë dhe rolin tonë si vend i NATO-s në rajon dhe më gjerë. Trajtimi më specifik i anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vlerësimi i besimit jo në aspektin e thjeshtë religjioz, por si element i rëndësishëm i lirisë dhe respektimit të drejtave të qytetarëve, të cilat janë mbi qeverinë dhe politikën. Theksimi për rolin që ka familja si vlera primare e shoqërisë shqiptare, e cila sot jo vetëm në Shqipëri është nën sulm të vazhdueshëm.

Një qëndrim i drejtë në mbështetje të biznesit dhe rregullave të tregut të lirë. Vendosja e barrave më të ulëta fiskale. Zgjidhja e të drejtës së pronës private dhe bashkëpunimi me të përndjekurit politik. E dyta krijimi I një Federate të djathtë e cila përcakton qarte koalicionet politike të ndara nga ato elektorale. E treta, krijimi i një qeverie të së ardhmes që tejkalon lidershipin e sotëm opozitar dhe bashkon vlerat më të mira shqiptare në gjithë botën. Kështu do krijonim një kualitet politik qe ka nevojë Shqipëria dhe padyshim shoqëruar me të drejtën e diasporës për të votuar, por dhe për tu zgjedhur. Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura do ishte zgjidhja më e mirë.

A duhej të ishte shumicë tashmë e djathta ndërkohë që veçse ka ardhur duke u zvogëluar?

E djathta duhet të ofrojë përballë shqiptarëve dëshirën për të ndërtuar shtet dhe jo qeveri për interesa personale. E djathta do të fuqizohet nëse kthehet në shprehje e besimit dhe shpresës për shqiptarët, ajo duhet të shmang banalitetin që largon shqiptarëve nga politika. E djathta duhet të kthehet në polin moral të shoqërisë, referenca e së mirës dhe zgjidhjes, e djathta evropiane dhe NATO-s, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe United Kingdom.

Ju ishit pjesë e drekës së para ndërrimit të viteve e thirrur nga deputeti Xhelal Mziu. Pse ai takim nuk u kthye dot në një mundësi për bashkimin e opozitës?

Mendoj që ka akoma mundësi. Së pari, të ndalohet sulmi karshi njëri-tjetrit. Së dyti, platforma e propozuar nga Gazmend Bardhi mendoj është një shtrat I mirë për zgjidhje me modifikime të vogla. Qëndrimi i Jorida Tabakut dhe disa kolegëve të tjerë për të dalë me një kandidat tregon qartë se tej konsideratave personale, etiketimeve mund të bashkëjetohet në mendime të ndryshme për të bërë më të mirën për demokratët dhe Shqipërinë.

Ju përmendët më sipër krijimin e një grupi të urtësh për paqetimin e dy palëve kundërshtare në PD. Kush duhet të jenë pjesë e grupit të negociatorëve…?

Krijimi i një grupi të urtësh negociatorë si z. Besnik Mustafaj, z. Halim Kosova, z. Rexhep Uka, z. Ridvan Bode etj., mund të ishte një vendim që do të ndihmonte zgjidhjen.

Ju si aleat të demokratëve, a tentuat që këto dy grupime të gjejnë pika kontakti dhe për ti bashkuar interesat….?

Kam tentuar dhe do të tentoj vazhdimisht që të ketë një Parti Demokratike dhe një opozitë të bashkuar që tejkalon secilin prej nesh.

Në këto kushte ku ndodhet opozita a është e gatshme që të përballet me Edi Ramën me 14 maj?

Opozita ka vetëm një rrugë, të përballet, por që të jetë e suksesshme duhet të jetë e organizuar së pari brenda vetes.

Si do t’i mobilizojë opozita shqiptarët përballë 750- 800 mijë të tjerëve, të cilët kanë votuar mazhorancën?

Unë dhashë mendimin tim më sipër se si. Por, votimi dhe e drejta për tu zgjedhur e diasporës do të ndihmonte për të mposhtur manipulimin e zgjedhjeve. A do të përdorë qeveria të njëjtat metoda që ka përdorur në zgjedhjet e kaluara, me qëllim që të maksimizojë votat e saj? Mosbërja e reformës territoriale dhe asaj zgjedhore është dëshmi e qartë. Presioni mbi administratën ka filluar dhe ndryshimi i emrit nga patronazhistë në aktivistë synon qartësisht në intimidimin dhe kontrollin e votuesve me presionin e humbjes së vendit të punës.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar përpjekjet e qeverisë për të vjedhur votën e shqiptarëve. Nëse vërtet ndodh kështu, a duhet që opozita të hyjë në zgjedhje ku përballë saj ka makinerinë e shtetit…?

Opozita duhet të heq dorë përgjithmonë nga idetë e mospjesëmarrjes e provuar e dështuar. Opozita duhet të bashkojë vetveten dhe shqiptarët në këtë përballje. Për ketë duhet të kuptojë si të sillet me veten dhe me shqiptarët. Të kërkojë apo të paktën të vendosë zgjedhjet nëpërmjet garës së hapur, ku shqiptaret vendosin se kush janë të zgjedhurit e tyre në pushtet lokal dhe Parlament.

Si mund të realizohet rotacioni politik?

Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Së pari, një kod zgjedhor me sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Së dyti, votimi dhe përfshirja në garë e diasporës. Së treti, një marrëdhënie ndërkombëtare me partnerët ndërkombëtar bazuar në interesin reciprok për demokraci funksionale, luftë kundër korrupsionit dhe një shtet funksional demokratik. Po ashtu ,duhet që në marrëdhënie me BE, NATO, SHBA dhe UK të vlerësohet dhe të ndërtohet partneritet për të penguar zgjerimin e influencave Ruse dhe Kineze në rajon. Këto çështje duhet të tejkalojnë problemet në planin individual. Së katërti, krijimi i një identiteti të qartë politik të djathtë dhe së bashku me këtë një qeverisje të shqiptarëve kudo që janë SHBA, Evropë, Kanada, UK etj. Ajo që u bë me Komitetin e Orientimit të Politikave duhet të ndërtohet në një nivel dhe cilësi tjetër.

Pse kaq shumë akuza ndaj qeverisë për korrupsion?

Vetë institucionet ndërkombëtare, SHBA-ja dhe BE-ja e kanë ngritur korrupsionin si shqetësim primar. Prandaj është e rëndësishme që Shqipëria të mos jetë Republikë Kryeministrore apo individësh drejtuesish politik por Republikë Kushtetuese ku liritë dhe të drejtat janë baza e shtetit, si dhe drejtësia është apolitike dhe i shërben ligjit dhe kushtetutës së vendit.

/a.r

Next Post
“Ilir Meta ka futur shtetin në kurth”, Frrok Çupi: Mazhoranca tregoi se është e dobët

E pashë shtetin duke rënë

Comments 1

  1. Ngreu Enver nga varri, says:
    3 years ago

    Të marrë e të urtë,
    Në rresht ka vënë Saliu,
    Deri sa për këtë punë,
    Ha mut edhe Mediu….

    Reply

Leave a Reply to Ngreu Enver nga varri, Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com