• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime

by A R
22/04/2026 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufthansa ka njoftuar anulimin e rreth 20 mijë fluturimeve me distanca të shkurtra deri në muajin tetor, si pjesë e një strategjie për të ulur kostot e rritura ndjeshëm të karburantit për avionë (kerozen).

Sipas kompanisë gjermane, çmimi i karburantit është dyfishuar (madje dhe pak më tepër) për shkak të konfliktit në Gjirin Persik dhe mbylljes së Ngushticës të Hormuzit, një nyje e rëndësishme për transportin global të naftës.

Këto fluturime të anuluara përfaqësojnë rreth 40 mijë tonë metrikë karburant të kursyer. Lufthansa ka bërë të ditur se reduktimet prekin kryesisht operimet e kompanisë rajonale CityLine, e cila është pjesë e grupit dhe për të cilën është planifikuar edhe mbyllje graduale deri në vitin 2027, por që tani po përshpejtohet.

Kompania thekson se këto ndryshime janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të rrjetit evropian, i cili po zbatohet në të gjitha qendrat kryesore të grupit si Frankfurt, Mynih, Cyrih, Vjenë, Bruksel dhe Romë. Sipas njoftimit, tashmë janë anuluar rreth 120 fluturime ditore me efekt deri në fund të majit dhe pasagjerët që kanë pronotuar janë njoftuar.

Megjithatë, Lufthansa sqaron se këto masa nuk ndikojnë në programin e përgjithshëm të fluturimeve të të gjitha kompanive të grupit, por vetëm në operimet e CityLine. Kompania shton se për sezonin veror parashikohet furnizim relativisht i qëndrueshëm me karburant dhe se po përdor masa mbrojtëse financiare, përfshirë kontrata dhe blerje paraprake të karburantit.

Ndërkohë, situata po monitorohet edhe në nivel evropian. Ministrat e transportit të BE-së po diskutojnë masa për të shmangur mungesën e karburantit për avionë, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se rezervat në Evropë mund të zgjasin më pak se gjashtë javë. Mes opsioneve që po shqyrtohen janë përdorimi i karburanteve alternative nga SHBA-të, fleksibilizimi i rregullave për furnizimin jashtë BE-së dhe ndryshime në rregullat e slot-eve aeroportuale.

Edhe kompani të tjera ajrore kanë nisur reduktime të ngjashme: SAS, KLM, Delta Air Lines, United Airlines, Cathay Pacific, Air New Zealand dhe të tjera kanë njoftuar shkurtime në programet e fluturimeve për të përballuar rritjen e kostove.

Nga Leonard Berberi, Corriere Della Sera

Next Post
Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikimi kufitar

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikimi kufitar

October 28, 2026
Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e të drejtave civile në SHBA, Dolores Huerta! Autorja e thirrjes së famshme: Po, ne mundemi!

Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e të drejtave civile në SHBA, Dolores Huerta! Autorja e thirrjes së famshme: Po, ne mundemi!

October 28, 2026
Kompensimi i pronave, formulari për 1500 ish-pronarë. Dokumentet që kërkohen

Qeveria zgjat afatin e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen!

October 28, 2026
Gjykata Supreme e Brazilit s’e pranon ankimimin e dytë, Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri! SPAK e akuzon për trafik droge dhe organizatë kriminale

Gjykata Supreme e Brazilit s’e pranon ankimimin e dytë, Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri! SPAK e akuzon për trafik droge dhe organizatë kriminale

October 28, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

VKM/ Nga paga te antikorrupsioni, roli dhe përgjegjësitë e reja të Ministrisë së Administratës Publike!

October 28, 2026
Qeveria do prodhojë vetë pasaportat, BE: Të zbatohen standarde të forta sigurie, kyç për regjimin pa viza

Vendimi i Qeverisë/ Kriteret e reja për dhënien e shtetësisë për interes të posaçëm shtetëror!

October 28, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Marta Kos mesazh qeverisë së re serbe: Pa sanksione ndaj Rusisë, vështirësohet rruga drejt BE-së!

October 28, 2026
LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

October 28, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?

October 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gjithë fantazitë për ndëshkimin e Veliajt, në pritje të sqarimeve

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In