• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

by A. Q
28/10/2026 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe verifikimi kufitar

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri, i cili sanksionon krijimin dhe funksionimin e një “regjistri të posaçëm elektronik të personave të referuar ose nën hetim për veprat penale kundër autoritetit shtetëror, rendit dhe sigurisë publike”.

Ky regjistër, i cili do të administrohet drejtpërdrejt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, synon dokumentimin e individëve që përfshihen në “veprime të dhunshme në dëm të jetës dhe shëndetit të personit ose pronës publike dhe private në grumbullime e manifestime publike”.

Regjistri i ri do të përmbajë të dhëna parësore (si numrin unik, burimin e informacionit dhe historikun procedurial) dhe dytësore, duke përfshirë identitetin e personit të lidhur me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, si dhe masat kufizuese të siguruara përmes sistemit policor ADAM.

Verifikimi kufitar, kompetencat e reja të policisë dhe njoftimet te tretët

Një nga shtyllat qendrore të këtij vendimi lidhet me kontrollin dhe kufizimin e lëvizjeve për personat e regjistruar. Policia Kufitare dhe e Migracionit do të ketë akses të kufizuar në këtë bazë të dhënash me qëllim “verifikimin kufitar dhe zbatimin e masave kufizuese”.

Akti normativ i jep Policisë Kufitare një të drejtë të re proceduriale: “kur nga verifikimi individual rezultojnë të dhëna konkrete për pjesëmarrje në veprime të dhunshme gjatë manifestimeve edhe nëse ndaj personit nuk është vendosur masa e sigurimit për ndalimin e largimit jashtë shtetit, Policia Kufitare ka të drejtën e refuzimit administrativ të daljes”.

Më tej, saktësohet se edhe në rastet kur dalja nuk u refuzohet, autoritetet shqiptare janë të detyruara të “njoftojnë autoritetet e vendit ku do të udhëtojë personi për faktin e referimit të tij”.

Veç mbikëqyrjes kufitare, vendimi zgjeron njoftimin edhe te subjektet private brenda vendit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton personat fizikë dhe juridikë privatë, që kanë struktura akomoduese”, për individët për të cilët ka të dhëna konkrete se kanë marrë pjesë në akte të dhunshme dhe dosjet u janë referuar prokurorisë.

Së fundmi, akti parashikon që ky regjistër do t’i nënshtrohet një procesi rishikimi “brenda 30 ditëve nga regjistrimi”. Nëse prokuroria kompetente njofton mosfillimin e procedimit penal ose pushimin e çështjes, “të dhënat e personit fshihen nga regjistri”, në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pikat kryesore të vendimit të Këshillit të Ministrave

Krijimi i Regjistrit të Posaçëm- Ngrihet një bazë të dhënash elektronike nga Policia e Shtetit për të monitoruar personat e referuar apo nën hetim për akte të dhunshme (kundër jetës, shëndetit apo pronës) gjatë protestave dhe manifestimeve publike.

Të dhënat që mblidhen- Regjistri integron të dhëna procedurale të Policisë, identitetin nga Gjendja Civile dhe historikun e masave kufizuese nga sistemi policor ADAM.

Bllokimi i daljes në kufi- Policia Kufitare fiton të drejtën administrative t’u refuzojë daljen jashtë vendit këtyre personave, edhe nëse ndaj tyre nuk ka një urdhër gjykate për masë sigurie “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Njoftimi i shteteve pritëse- Në rastet kur personi lejohet të kalojë kufirin, autoritetet shqiptare detyrohen të njoftojnë autoritetet e shtetit destinacion lidhur me faktin që ky person është i referuar për dhunë në protesta.

Njoftimi i strukturave akomoduese- Policia e Shtetit do të njoftojë bizneset private që ofrojnë akomodim (hotele, etj.) për personat që janë të referuar në prokurori për akte të tilla të dhunshme.

Fshirja nga regjistri- Të dhënat rishikohen brenda 30 ditëve. Nëse prokuroria vendos mosfillimin e procedimit penal ose pushimin e çështjes, të dhënat e personit fshihen menjëherë nga regjistri për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Next Post
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

October 28, 2026
“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In