• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi Ekonomik i Delphit, Rama pjesëmarrës në debatet globale, takim me Mitsotakis dhe liderët europianë

by A R
22/04/2026 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot punimet Forumi Ekonomik i Delphit, i cili do të zgjasë deri më 25 prill, duke mbledhur liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar.

Në këtë forum merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Sipas raportimit të gazetares Denada Shkodrani për “Miëmëngjes Shqipëri”, Rama pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e dokumentit të ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ky takim konsiderohet me rëndësi të veçantë në kuadër të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe adresimit të çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë edhe çështjen e kufirit detar. Takimi pritet të zhvillohet në orën 11:00 me orën lokale dhe të zgjasë rreth 40 minuta.

“Një takim i rëndësishëm është ai me kryeministrin Mitsotakis në orën 11:00 me orën lokale. Pritet që takimi të zgjasë në 40 minuta. Ky takim i Ramës me Mitsotakis ka rëndësi të veçantë për shkak të rrugëtimit evropian të vendit dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, sikurse është çështja e detit.

Vizitat e Ramës në Greqi që prej 2020 janë të shpeshta, shënohen 5 të tilla. Gjatë qëndrimit në Athinë, Rama do ketë takime dypaLëshe me përfaqësues të tjerë evropianë gjatë punimeve të samitit të Delhit ku ai do ketë adresim të posaçëm në një prej paneleve të samitit, një format që tashmë është kthyer në qendër të zhvillimeve ekonomike dhe politike në Evropën juglindore.

Në fokus të samitit, do jenë çështjet që kanë të bëjnë me krizën globale, luftën në Ukrainë, konfliktit në Iran, sigurimi i energjisë së gjelbër dhe teknologjia, panel ku do jetë dhe adresimi i kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Shkodrani.

Gjatë qëndrimit në Athinë, Rama do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me përfaqësues të tjerë europianë dhe do të mbajë një adresim në një prej paneleve të forumit, i cili tashmë është kthyer në një platformë të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe politike në Europën Juglindore.

Në fokus të diskutimeve të forumit do të jenë çështje si kriza globale, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, siguria energjetike dhe zhvillimi i teknologjisë. Kryeministri Rama pritet të kontribuojë në panelin që lidhet me transformimin e ekonomive të Europës Juglindore drejt tregjeve të reja.

Gjatë punimeve të forumit, do të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi mes Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe kompanisë greke të menaxhimit të aseteve shtetërore, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ndërkohë, Linda Rama do të ketë një adresim të veçantë në forum si përfaqësuese e shoqërisë civile, ndërsa në një agjendë të ndarë do të zhvillojë takime edhe ministrja Delina Ibrahimaj.

“Kryeministri Edi Rama do të ketë një adresim në panelin që ka të bëjë me transformimin e ekonomisë, kryesisht të atyre të europës juglindore drejt tregjeve të reja. Do ketë dhe takime dypalëshe me liderë të pranishëm në këtë format.

Kryeministri në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama edhe kjo e pranishme në punimet e forumit ekonomik të Delhit ku do të ketë një adresim të posaçëm si përfaqësuese e shoqërisë civile”, theksoi Shkodrani.

Next Post
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

“Berisha e ka vendin në burg”, avokati: Disponon 230 pasuri të paluajtshme brenda dhe jashtë Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

September 10, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

September 10, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com