• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

by A R
26/10/2026 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata që janë përgjegjës dhe të përpiqemi të jetojmë si gjithë bota normale”, deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) Dushan Spasojeviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, Spasojeviq e cilëson rezultatin si një fitore të madhe dhe deri diku të papritur, si dhe një humbje shumë të rëndë për Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

“Befasi është ky rezultat bindës, si dhe fakti që askush tjetër nuk e kaloi pragun zgjedhor, çka konfirmoi se kjo ishte një betejë mes dy listave të mëdha”, tha ai.

Ish-presidenti i Serbisë dhe kandidati i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandër Vuçiç, e pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

Ai tha se, bazuar në mostrën e votave të numëruara, ishte e qartë se SNS-ja i kishte humbur zgjedhjet dhe se kishte fituar Lista Studentore, e cila, sipas tij, do të siguronte mes 135 dhe 140 mandateve, ndërsa SNS-ja rreth 105.

Vuçiç tha se listat e tjera, përveç atyre të pakicave, nuk e kishin kaluar pragun zgjedhor.

Politologu Dushan Spasojeviq e sheh menaxhimin e pritjeve si një ndër sfidat më të mëdha për pushtetin e ri.

“Por, mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme t’i ulim pritjet dhe të mos besojmë se që të premten e ardhshme Serbia do të jetë shtet i së drejtës dhe se të gjithë ata që e meritojnë do të jenë në burg”, tha ai.

Sipas Spasojeviqit, humbja e Partisë Përparimtare Serbe dhe e kandidatit të saj për kryeministër, Aleksandar Vuçiç, ishte aq e thellë sa u detyruan ta pranonin.

I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan në një atmosferë referendumi, Spasojeviç tha se kjo mund të thuhet pa asnjë dyshim.

“Vuçiç u përpoq t’i jepte fund krizës duke shpallur zgjedhje të parakohshme, por nuk ia doli. Nuk mundi ta përmbyste atë prirje”, tha ai.

Spasojeviç tha se SNS-ja kontrollonte gjithçka deri para dy vjetësh, kur ndodhi tragjedia në Novi Sad, ku nga shembja e strehës prej betoni të stacionit hekurudhor humbën jetën 16 persona.

“Reagimi i tyre ndaj kësaj dhe dëshira që askush prej tyre të mos mbante përgjegjësi për asgjë çuan deri këtu. Sikur ndonjë ministër të kishte përfunduar në burg, sikur dikush të ishte arrestuar, nuk do t’i shihnim këto skena, e sigurisht jo në këtë mënyrë”, vlerësoi ai.

I pyetur se çfarë pret nga pushteti i ri, Spasojeviç tha se pret që ai të sigurojë respektimin e ligjit dhe lirinë e mediave, si dhe t’ia rikthejë autonominë universitetit.

“Besoj se edhe këto gjëra themelore do të përbënin një hap të madh përpara”, shtoi ai.

Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe agjencia Ipsos njoftuan se, bazuar në 56 për qind të mostrës së përpunuar, Lista Studentore kishte fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 52 për qind të votave. Këto janë vlerësime paraprake, jo rezultate përfundimtare zyrtare./REL

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In