• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet, Task-Forca: Kemi evidentuar 14 raste të shitblerjes së votës

by Java News
20/06/2017 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Shtetit ka konstatuar 14 raste veprash penale që cënojnë sistemin demokratik të zgjedhjeve për të cilat deri më sot janë identifikuar 24 autorë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar, ndërsa të tjerë ndiqen në gjendje të lirë dhe një pjesë janë shpallur në kërkim.
30

Një fakt i tillë u bë me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, gjatë raportimit në mbledhjen e tretë të Task-Forcës së krijuar për mbarëvajtjen e fushatës dhe proçesit të zgjedhje.

Njëkohësisht, Çako raportoi për 14 raste të shitblerjes së votës, për të cilat tha ai janë kryer veprimet procedurale dhe janë referuar pranë prokurorisë.

Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit për një pjesë të rasteve më sipër prokuroria ka regjistruar procedime penale, kurse të tjera janë në vlerësim e sipër.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garantoi, çka u mbështet dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, se sipas informacioneve të deritanishme nuk ka përfshirje të punonjësve të Policisë së Shtetit në vepra penale që prekin sistemin demokratik të zgjedhjeve të lira.

“Pavarësisht kësaj çdo qytetar apo subjekt zgjedhor është i mirëpritur të kallëzojë nominalisht pranë Policisë së Shtetit dhe/ose prokurorisë çdo punonjës të policisë së shtetit të përfshirë në kryerjen e veprave të tilla penale”.

Task-Forca fton prokurorinë të ndjekë me përparësi çdo vepër penale që prek sistemin e zgjedhjeve të lira si dhe veprat penale që i janë referuar nga Policia e Shtetit për rastet më sipër të sjella nga LSI në vëmendje të Task-Forcës.

Prokuroria ftohet edhe njëherë që të caktojë një përfaqësues të sajin në Task-Forcë dhe të marrë pjesë në mbledhjet e saj.

Task-Forca në kuadër të transparencës dhe trajtimit të barabartë të të gjithë subjekteve zgjedhore në vijim të raportimeve të sotme gjatë mbledhjes së saj nga Policia e Shtetit do të informojë së shpejti subjektin zgjedhor LSI dhe do t’i vërë në dispozicion materialin e dërguar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për sa nuk cënon sekretin shtetëror./oranews

Next Post
A pagoi Basha për foton me Trump? Ja si përgjigjet lideri i PD-së

A pagoi Basha për foton me Trump? Ja si përgjigjet lideri i PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com