• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

by A R
20/08/2026 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë rrugëtimit të tij drejt Parisit, në mars të vitit 1999, ku delegacioni kosovar do të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë.

Në intervistën për “Debat Plus”, Thaçi ka treguar se gjatë udhëtimit nga Drenica drejt aeroportit të Sllatinës, ai dhe pjesëtarët e delegacionit duhej të kalonin nëpër disa pika të kontrolluara nga forcat serbe. Para nisjes, ai thotë se kishte marrë me vete një simbol të UÇK-së.

“Mora me vete emblemën e UÇK-së. E futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën”, ka rrëfyer Thaçi.

Sipas tij, gjatë rrugës tensioni u rrit sa më shumë që eskorta afrohej drejt pikave të kontrollit serb.

“Sa më shumë i afroheshim forcave serbe, aq më shumë rritej tensioni në botën time të brendshme. Përpiqesha të ruaja qetësinë. Për shumë vite më kërkonin, edhe unë i kisha kërkuar në formën time. Po shkoja drejt e në gojë të ujkut”, ka thënë ai.

Thaçi ka treguar se eskorta ndërkombëtare kaloi nëpër disa postblloqe serbe, pa u ndalur.

Sipas rrëfimit të tij, në Komoran forcat serbe hapën rrugën për eskortën ndërkombëtare, ndërsa një situatë e ngjashme u përsërit edhe në ndalesën te Kroi i Mbretit.

“Shpejt u ballafaquam ballë për ballë. Me disiplinë shtetërore, me urdhër nga lart, hapën rrugën për eskortën ndërkombëtare me pasagjerë vendorë. Kaluam”, ka deklaruar Thaçi.

Gjatë afrimit drejt Sllatinës, Thaçi thotë se kishte parë pjesëtarë të forcave serbe të pozicionuar nëpër oborre të shtëpive shqiptare.

“Me t’u afruar tek kthesa në Sllatinë, në drejtim të aeroportit, vërejta trupa serbe në oborret e shtëpive shqiptare; kishin ndezur zjarre, po ngroheshin, me gota rakie në dorë – rituali i zakonshëm i tyre, edhe nga ballkonet dhe dritaret na vëzhgonin, ishin në gjendje gatishmërie luftarake. Trupuam shpejt edhe binarët e hekurudhës e linjës F. Kosovë-Lipjan. Ngadalë po i afroheshim aeroportit. Drama po vazhdonte. Vetëm pak orë më herët nuk kisha mundur të imagjinoja se mund të ndodhte një kthesë kaq e madhe e ngjarjeve. Për Kosovën po ndryshonin epokat. Po ndërronin shekujt”, ka rrëfyer ai.

Më pas, sipas Thaçit, eskorta arriti në aeroportin e Sllatinës, ku ai pa pjesëtarë të policisë serbe dhe persona civilë.

Një prej zyrtarëve të UÇK-së që ndodhej në të njëjtën makinë me të, i kishte treguar se disa prej personave civilë që ndodheshin aty ishin pjesëtarë të UDB-së dhe se dy prej tyre e kishin arrestuar dhe keqtrajtuar më herët.

Thaçi thotë se përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë.

“Duke iu afruar pjesës ballore të aeroportit, vërejta se po hapej një derë e vyshkur metalike; para syve u shfaq pista e aeroportit. Policë me uniformë dhe civile, me armë të gjata dhe të shkurtra. Askush nuk bënte zë. Nëpër dritare dhe jashtë ndërtesës administrative kishin dalë punëtorë, të cilët na vështronin me kureshtje. Punë sekondash mbërritëm tek hyrja e aeroplanit ushtarak francez; aty ishin ngulur si të ngrirë tre-katër persona civile me syze të zeza.

Njëri prej zyrtarëve të UÇK-së, me të cilin ishim së bashku në makinë, m’u drejtua: ‘I shikon ata? Janë punëtorë të UDB-së, janë ata që më kanë arrestuar dhe keqtrajtuar në fillim të viteve të tetëdhjeta (dy prej tyre)”. Ia ktheva: “Kësaj radhe nuk do të ketë arrestim. Nëse na mësyjnë, o ne o ata’”, ka treguar Thaçi.

Eskorta më pas arriti te aeroplani ushtarak francez, ku ndodhej pjesa tjetër e delegacionit kosovar që kishte ardhur nga Prishtina.

“Shpejt futemi në aeroplan, u përshëndetëm me anëtarët e delegacionit që kishin ardhur nga Prishtina; ishin në pritje të pjesës së delegacionit që po zbrisnim nga bjeshkët e Kosovës me emblemën e UÇK-së si dokument udhëtimi, pa nevojë për pasaportë apo viza”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se pas mbërritjes në aeroplan atmosfera ishte më e qetë dhe delegacioni po përgatitej për vazhdimin e rrugës drejt Parisit.

“Shpejt futemi në aeroplan, u përshëndetëm me anëtarët e delegacionit që kishin ardhur nga Prishtina; ishin në pritje të pjesës së delegacionit që po zbrisnim nga bjeshkët e Kosovës me emblemën e UÇK-së si dokument udhëtimi, pa nevojë për pasaportë apo viza.

Dikush po lexonte ndonjë gazetë dikush tjetër ndonjë libër, disa veç po shtriheshin, po mbuloheshin me batanije apo mantele personale për t’u ruajtur nga i ftohti. Shumica ishin kujdesur të mbështilleshin me shalle të trashë dhe kapela leshi. Interesant të gjithë po frikësoheshin se mos po ftoheshin. Unë veç isha i ftohur. Secili bisedonte me secilin. Marrëveshja do të nënshkruhej. Merrnim frymë më lirshëm”, ka shtuar ish-presidenti Thaçi.

Next Post
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com