• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

by A R
20/08/2026 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për krijimin e të ashtuquajturit “Shtet Bektashi” është rikthyer në vëmendje, por gazetari dhe botuesi Mero Baze thotë se çështja po keqinterpretohet dhe se nuk bëhet fjalë për krijimin e një shteti të ri apo për cenim të sovranitetit të Shqipërisë.

Në një intervistë për TemA, Baze argumenton se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me statusin historik dhe juridik të Komunitetit Bektashi dhe me përpjekjen për t’i rikthyer atij një rol ndërkombëtar që e ka pasur përpara vendosjes së komunizmit.

“Nuk bëhet fjalë për një shtet. Është një entitet fetar, i cili ka një histori të veçantë”, thotë Baze.

Sipas tij, pasi Bektashinjtë u dëbuan nga Turqia, qendra e tyre në Shqipëri fitoi një rol të veçantë në përfaqësimin ndërkombëtar të komunitetit.

“Ata kanë pasur legjitimitetin e përfaqësimit ndërkombëtar të Bektashinjve. Ka qenë një lloj Vatikani”, shprehet ai, duke shtuar se edhe vendime të Parlamentit shqiptar të viteve ’20 ua kishin njohur këtë status.

Baze thotë se kjo pozitë u dëmtua pas vendosjes së komunizmit, fillimisht përmes kontrollit të Komunitetit Bektashi dhe më pas me ndalimin e fesë.

“Me reformën e ateizmit në Shqipëri u zhbë autoriteti ligjor i tyre si përfaqësues të Bektashive në gjithë botën”, thotë ai.

Sipas tij, padrejtësia ndaj Bektashinjve vazhdoi edhe pas viteve ’90, kur ata u trajtuan si pjesë e Komunitetit Mysliman dhe nuk iu rikthye statusi i mëparshëm.

“Pas ’90-ës është bërë një padrejtësi ndaj tyre, por të gjithë e anashkalojnë këtë”, shprehet Baze.

Ai thekson se çështja nuk duhet reduktuar te numri i besimtarëve, edhe pse pretendon se Bektashinjtë përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë me origjinë myslimane në Shqipëri.

“Nuk është betejë sasiore, po është edhe sasiore. Po edhe mund të mos ishte kështu. Mund të ishin baras ose mund të ishin më të vegjël. Prapë kishin të drejtë të ishin”, thotë ai.

Sipas Bazes, mosnjohja e këtij statusi bëri që Komuniteti Bektashi në Shqipëri të humbiste me kalimin e viteve edhe një pjesë të legjitimitetit ndërkombëtar.

“Bektashitë e vendeve të tjera në rajon filluan të mos e njihnin më, se kishin krijuar ato entitetet e veta të pavarura”, thotë ai.

Pikërisht këtu, sipas Bazes, duhet parë edhe iniciativa e sotme.

“Kjo përpjekje është përpjekje për t’u rikthyer atyre një lloj legjitimiteti”, shprehet ai.

Ai shkon më tej, duke thënë se shteti shqiptar ka detyrimin t’u rikthejë Bektashinjve statusin që kishin më parë.

“Shteti shqiptar ka borxh t’ua kthejë atë që kishin. Ne ju japim të drejtën që ju të përfaqësoni gjithë Bektashinjtë në gjithë botën, siç e keni pasur”, thotë Baze.

Megjithatë, ai pranon se kjo nuk do të thotë se Komuniteti Bektashi në Shqipëri do të arrijë domosdoshmërisht të rifitojë autoritetin e dikurshëm ndërkombëtar.

“Ata mund të mos ta realizojnë dot kurrë këtë punë. Mund të mos bëjnë dot asgjë në këtë histori, por kjo është një çështje tërësisht e ngushtë dhe është çështje ligjore e një entiteti fetar që atyre u takon”, shprehet ai.

Baze kundërshton në veçanti interpretimet se nisma lidhet me krijimin e një territori sovran brenda Shqipërisë.

“S’ka të bëjë fare as me shtet, as me sovranitet”, thotë ai.

Sipas tij, debati është deformuar në dy drejtime: nga njëra anë përmes talljes me Baba Mondin dhe Komunitetin Bektashi, ndërsa nga ana tjetër përmes pretendimeve se Shqipëria po heq dorë nga një pjesë e sovranitetit të saj.

“Mund të tallësh Baba Mondin gjithë ditën që pi raki. Mund të thuash që këta do kenë pasaporta”, thotë Baze, duke argumentuar se elemente të tilla janë pjesë e një strukture administrative të komunitetit fetar dhe jo shenja të një shteti të ri.

“Sulmet ndaj tyre, nga një anë duke i bullizuar, duke e tallur dhe nga ana tjetër duke qenë agresiv, si kur thua që Shqipëria po dorëzon sovranitetin, po ua merr Baba Mondi, këto janë të dyja qesharake”, shprehet ai.

Në përfundim, Baze e cilëson të gjithë polemikën si të ekzagjeruar.

“Është një çështje e stisur”, thotë ai.

Next Post
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com