Zgjedhjet në Greqi, Syriza drejt koalicionit me Grekët e Pavarur
Edhe pse Alexis Tsipras ka marrë një mandat tjetër nga grekët, ai nuk mund ta formojë qeverinë i vetëm. Edhe pse në mazhorancë, përqindja e marrë nuk do ta lejojë të kalojë pragun e 151 vendeve në Parlament.
Por lajmi tjetër i mirë për ish-kryeminstrin është se Grekët e Pavarur duket se do ta kalojnë kuorumin e 3 përqindëshit. Duket e sigurtë se do të ketë një aleancë të re me nacionalistët e djathtë.
Me 35,5% të votave, Syriza merr 145 vende në Parlament, ndërsa ish-aleatët e tyre me kalimin e pragut marrin 10 vende. Dyshja mund të ribëjë koalicionin e janarit të kaluar, tashmë të fortë me 155 vende nga 300 që ka Parlamenti grek.
Sondazhet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes partisë së majtë “Siryza” dhe “Demokracisë së Re”, duke mos parashikuar një fitues të qartë.
Në fakt Greqisë i duhet një stabilitet politik për të zbatuar planin e shpëtimit prej 86 miliardë euro, si dhe për të shmangur falimentin dhe daljen nga Eurozona.