• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

by A R
11/09/2026 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me 88 nxënësit fitues të olimpiadave kombëtare, ku u ka dorëzuar certifikatat e vlerësimit për rezultatet e arritura. Gjatë fjalës së tij, Rama i cilësoi nxënësit fitues si “yjet” e arsimit shqiptar, duke theksuar se suksesi i tyre është dëshmi e rritjes së nivelit të nxënies dhe mësimdhënies në vend.

“Janë nxënësit e mirë, shumë të mirë, dhe pastaj janë yjet që jeni ju.Yjet janë pak, se përndryshe nuk do të ishin yje. Por, për hir të së vërtetës, nuk janë pak nëse i numërojmë duke marrë parasysh ata ndër ju që s’janë vetëm fitues në olimpiada kombëtare, por edhe në olimpiada ndërkombëtare. Takimi së bashku nisi nga një nxënës që u bë i famshëm në mjedisin shqiptar për shkak të një rezultati në një olimpiadë të matematikës. Unë i thashë ministres të bëjmë diçka për këtë djalë dhe ministrja më tha: “Patjetër, por janë dhe të tjerë fitues në olimpiadat kombëtare. Kjo është fantastike dhe tregues i rëndësishëm i rritjes së nivelit të nxënies, sepse është rritur dhe niveli i mësimdhënies”, u shpreh Rama.

Kryeministri e lidhi këtë arritje edhe me rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, duke e cilësuar përmirësimin e rezultateve si fryt të një pune të gjatë për transformimin e sistemit arsimor. “Testi PISA 2025, për mua është një fryt shumë i shijshëm i një pune shumë të gjatë, jo të lehtë, për të transformuar sistemin tonë arsimor, infrastrukturën e shkollave, përmbajtjen e mësimit në shkollë, duke transformuar cilësinë e teksteve dhe situatën e mësuesve”, tha Rama.

Ai vuri në dukje gjithashtu se nxënësit vijnë nga shkolla dhe zona të ndryshme të vendit dhe se suksesi i tyre merr një rëndësi edhe më të madhe përballë vështirësive sociale dhe ekonomike që mund të kenë përjetuar. Sipas Ramës, këta nxënës përfaqësojnë një shembull për të gjithë shoqërinë shqiptare, pasi kanë arritur rezultate të larta pavarësisht kushteve dhe vështirësive.

“Ju jeni të jashtëzakonshëm në forcën e shembullit tuaj. Shembulli se si Shqipëria duhet të mendojë. Pavarësisht vështirësisë, historisë, përmasës së vetë të vogël, të guxojë të synojë të ngjitet sa më lart dhe sa më shpejt”, deklaroi kryeministri. Rama kujtoi edhe rastin e një nxënësi që u bë i njohur për rezultatin e arritur në një olimpiadë matematike. Pas këtij rasti, ai tha se i kërkoi ministres së Arsimit të ndërmerreshin hapa për vlerësimin e tij, por mësoi se kishte edhe shumë nxënës të tjerë që kishin shkëlqyer në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Next Post
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

November 1, 2026
Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

November 1, 2026
Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

November 1, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 1, 2026
Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In