• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

by A R
11/09/2026 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tendenca e emigracionit nga Shqipëria ka shënuar një përshpejtim të ri. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, gjatë vitit 2025 vendet e Bashkimit Europian lëshuan 68,653 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, duke shënuar një rritje prej 4% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ky tregues përmbys rënien prej 14% të regjistruar në vitin 2024. Megjithatë, vitet me nivelet më të larta të largimeve mbeten 2022 dhe 2023, me përkatësisht rreth 79 mijë dhe 77 mijë leje të lëshuara.

Format e reja të largimit dhe motivet e pajisjes me leje Statistikat e Eurostat dëshmojnë një ndryshim rrënjësor në dinamikën e emigrimit. Ndonëse kërkesat tradicionale për azil kanë rënë ndjeshëm në rreth 15 mijë në vit, shtetasit shqiptarë po shfrytëzojnë kanale të rregullta ligjore, kryesisht përmes kontratave të punës dhe bashkimit familjar.

Për vitin 2025, shpërndarja e lejeve të para të qëndrimit sipas arsyeve paraqitet si më poshtë:

Arsye familjare: 46.3% e totalit

Punësim: 29.4% e totalit

Arsim/Edukim: 0.8% e totalit

Arsye të tjera (përfshirë mbrojtjen): Pjesa e mbetur

Ndikimi në demografi dhe tregun e punës

Ritmet e larta të largimeve, të shoqëruara me rënien e lindjeve, vazhdojnë të tkurrur popullsinë e vendit, duke krijuar sfida kritike për tregun e punës, konsumin dhe skemat e pensioneve. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2026 zbriti në 2,335,930 banorë, duke pësuar një rënie prej 1.16% krahasuar me një vit më parë.

Në total, stoku i lejeve të vlefshme të lëshuara nga BE-ja për shtetasit shqiptarë ka arritur në 875,100. Kjo shifër e rendit Shqipërinë – një nga vendet me popullsinë më të vogël në kontinent – në listën e 10 vendeve jo-anëtare me më shumë përfitues të lejeve të qëndrimit në bllok, përkrah shteteve me popullsi shumë herë më të madhe si Maroku, Turqia, Ukraina, India apo Kina.

Next Post
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

November 3, 2026
Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In