• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

by A R
11/09/2026 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zjarr, që dyshohet se ka qenë aksidental, ka djegur pjesërisht gjatë natës një kamp të ngritur nga autoritetet për strehimin e migrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.

Sipas policisë spanjolle, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, pasi zona dhe hangarët pranë saj janë evakuuar me shpejtësi.

Flakët kanë përfshirë disa tenda të kampit, ndërsa hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qiri, një cigare ose një zjarr i vogël i ndezur për ngrohje apo gatim. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka prova që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Kampi është një nga hapësirat e ngritura nga autoritetet për të strehuar mijëra migrantë që ndodhen ende në Ceuta, territor i vogël spanjoll me një sipërfaqe prej rreth 18,5 kilometrash katrorë dhe rreth 80 mijë banorë. Migrantët qëndrojnë aty në pritje të identifikimit dhe shqyrtimit të situatës së tyre, për të përcaktuar nëse kanë të drejtë të kërkojnë azil apo nëse duhet të kthehen në Marok.

Situata në Ceuta është tensionuar ndjeshëm pas mbërritjes masive të migrantëve në fund të korrikut. Më shumë se 70 mijë persona kishin hyrë në enklavë më 30 dhe 31 korrik, ndërsa pjesa më e madhe u kthye në Marok brenda pak orësh. Megjithatë, disa mijëra persona mbetën në Ceuta, duke krijuar një situatë të vështirë për autoritetet dhe banorët vendas.

Që prej asaj kohe janë raportuar episode dhune dhe protesta të shpeshta nga banorët e Ceutës, të cilët kërkojnë rikthimin e rendit dhe normalitetit në territor. Përveç zjarrit në kampin e migrantëve, gjatë së njëjtës natë janë raportuar edhe disa incidente të tjera, përfshirë djegien e automjeteve.

Policia spanjolle bëri të ditur se disa automjete u shkatërruan plotësisht nga flakët. Në lidhje me njërin prej rasteve është arrestuar një person me banim nga Ceuta. Ndërkohë, edhe gjatë netëve të mëparshme janë regjistruar zjarre në pika të ndryshme të territorit, disa prej tyre pranë zonave ku janë vendosur kampet e migrantëve.

Megjithatë, sipas policisë, edhe këto raste të tjera konsiderohen deri tani si incidente të mundshme aksidentale. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarreve.

Next Post
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In