Mesfushorët Eden Hazard dhe Cesc Fabregas raportohet se luajtën rol të rëndësishëm në vendimin e Roman Abramovichit për shkarkimin e Jose Mourinhos nga posti i menaxherit te Chelsea. Trajneri portugez u lirua nga të gjitha detyrat në Stamford Bridge, pas nëntë humbjeve në 16 takimet e Premier Ligës. Sipas NBC Sports, Fabregas ishte “kundërshtari kryesor i Mourinhos” dhe ishte “ankuar te hierarkia e Chelseat” shkaku i lënies në bankë rezervë nga portugezi. Hazard, ndërkohë, i kishte prirë kërkesave për largimin e Mourinhos shkaku i kritikave për lëndime të belgut në ndeshjen e fundit ndaj Leicesterit, transmeton Koha.net.
Dy lojtarët kanë dështuar të gjejnë formën e tyre më të mirë. Belgu nuk ka shënuar asnjë gol në 24 paraqitjet e tij të fundit për Chelsean ndërsa Fabregas ka realizuar vetëm një gol.









