Woody Allen: Do të bëj filma derisa të vdes
Intervistë me një nga regjisorët më të mëdhej, që në vigjilje të 80-vjetorit, flet për kinemanë, dashurinë, jetën e vdekjen, rastin e fatin, Nju Jorkun e Obamën.
Ishte vera e vitit 1969 kur prodhoi filmin e tij të parë në rolin e trefishtë, atë të regjisorit, autorit dhe protagonistit. Një nga filmat që producentët më të mirë e kanë vlerësuar, “Merr paratë e largohu”.
Kanë kaluar 46 vjet që atëherë. Woody Allen gjatë kësaj kohe ka shkruar e drejtuar 45 filma të tjerë, sepse edhe tani që është gati të mbushë 80 vjeç, nuk ka reshtur së bëri të paktën një filmi në vit. Vazhdon të na bëjë të qeshë, por edhe të mendojmë e reflektojmë, të flasim për vështirësitë e marrëdhënieve, të dashurisë e jo vetëm. Të eksplorojmë ndjenja si xhelozia, pushteti, zilia, lakmia, ndjenja e fjait, ndrojtja dhe moraliteti. Gjëndja e njeriut në film. Për më tepër spektakli i jetës së tij personale, kur në vitin 1992, vendosi të ndahej nga Mia Farrow, partnere për 12 vjet, për Soon Yi, vajzën e tyre të adoptuar, 35 vjet më të re se ai. Çdo gjë ndodhi në momentin kur po dilte filmi “Burra dhe gra”, që kishte si objekt pamundësinë e dashurisë.
E interpretuar nga Joaquin Phoenix dhe Emma Stone, “Njeriu Irracional” u lançua për herë të parë në Itali. Abe Lucas, profesori i filozofisë, është i paaftë t’i japë një kuptim jetës së tij. Pak, pas fillimit të punës së tij si një mësues në kolegjin e një qyteti të vogël, Abe gjendet i përfshirë në jetën e dy grave: Rita Richards, profesoreshë e vetmuar që pret që Abe ta shpëtojë nga martesa e saj jo e lumtur, dhe Jill Pollard, studentja e tij më e mirë që është njëkohësisht edhe mikja e tij më e mirë.
Këto ditë Allen është gati të fillojë xhirimin e filmit të tij të ri për vitin 2016 (emri i së cilit nuk bëhet ende i ditur) që do të ketë si protagonistë Jesse Eisenberg, Blake Lively, Parker Posey, Kristen Stjuart, Brus Uillis. Është gati edhe të përfundojë një mini-serial për Amazon TV. Me gruan dhe vajzat, që kanë shkuar për të parë një pjesë në Broadëay të filmit “Një amerikan në Paris”, Woody mendonte se kjo e shtunë pasdite do të ishte dita perfekte për t’i dhënë një dorë të fundit serive të tij. Por rehatia e tij prishet nga kjo intervistë.
Me siguri do të kishte preferuar vetmninë në shtëpinë e tij në East Side se sa takimin me një gazatar, por nuk e jep veten. Është tepër qesharak sot. Llafazan, autoironik, i informuar, modest, kurioz, i mprehtë, një njeri indiferent ndaj kohës. Dhe për momentin temperatura shënon 29 gradë, ka shumë lagështirë, por ai ka veshur një palë pantallona kaki të trasha, një këshimë të verdhë , dhe syze të trasha tërësisht të dala mode. Në dorë mban një kapele me stof leshi. Të bën të kesh vapë vetëm duke e parë. Por për ata që e kanë ndjekur, duke admiruar dhe kritikuar për gjysmë shekulli, i madhi Woody është i papërsëritshëm.
Woody Allen, ju keni shkruar e drejtuar filma për 46 vjet. Sa mendoni se keni ndryshuar që pas kohëve të fillimit?
“Unë kam qenë i njëjti pothuajse gjithmonë,po i njëjti personalitet i qetë dhe pak interesant. Por me kalimin e kohës kanë ndryshuar shumë gjëra. Në mes ndodhen 45 filma, edhe studenti më budalla vjen një moment që arrin të thithë një minimum eksperience. Prandaj jam një film-bërës më i mirë se sa atëherë. Jo i mirë, por më i mirë se atëherë. Atëherë nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë, ishte çdo gjë e improvizuar për mua, bëja atë që më dukej më për të qeshur. Sot, nëse shikon filmat e mi të fundit, struktura e tyre narrative, teknika e tyre teatrale është shumë ndryshe. Filma si “Magic in the moonlight”, “Midnight in Paris” dhe “Match Point” dhe së fundmi “Irrational Man”, janë shumë ndryshe, teknikisht më të sofistikuar. Kam akumuluar shumë eksperienca jete dhe mendoj se filmat e mi janë bërë shumë të thellë në krahasim me ato në kohën kur mendoja që në film batuta të kthehej me batutë, në mënyrë që publiku të qeshte. Bëj filma rreth eksperiencës njerëzore dhe mendoj se jam përmirësuar. Akoma dua të shkaktoj një të qeshur, por jo që filmi të varet vetëm nga ajo.
Jeni bërë më cinik?
“Unë gjithnjë jam akuzuar për cinizëm, që është një tjetër formë e të përfaqësuarit të të vërtetës. Në filmin “Irrational Man”, protagonisti vret, por kjo nuk i jep atij as ankth as pasiguri. Përkundrazi, Joaquin Phoenix ndihet euforik nga vrasja. Beson se ka bërë një akt social pozitiv: më në fund jeton një jetë që ia vlen ta jetosh. Edhe në filmin “Match Point”, protagonisti vret, dhe vrasësit i peshon në ndërgjegje por megjithatë mbetet i sinqertë. Në “Midnight in Paris” Owen Wilson arrin në përfundimin që – në çfarëdo kohe e çfarëdo vendi mund të jetohet. Do të ketë gjithnjë një vend e një periudhë më të mirë, siç thuhet dhe në film. Unë, nuk kam bërë gjë tjetër veçse të trregoj anën negative të jetës gjatë gjithë karrierës sime. Mendoj se jeta është një eksperiencë shumë tragjike. Nëse ka diçka të përbashkët në të gjithë filmat e tij, është se personazhet e mi gjithmonë e shprehin këtë pakënaqësi. Frojdi dhe Niçja kanë folur për pesimizmin në një mënyrë shumë më të thellë se unë, por unë gjithnjë kam qenë pesimist dhe cinik.
Filmat e tu jo gjithnjë janë të lidhur me realitetin e përditshëm
“E vërtetë. Unë gjithmonë pëlqej të shkëputem nga realiteti: jetojmë një jetë shumë mizore dhe nëse do ketë një mundësi për t’u arratisur, un do të isha i pari. Problemi qëndron tek fakti se është shumë e vështirë të injorosh realitetin”.
Shteti Islamik. Bashkëpunimi me Kubën e Iranin. Tensionet raciale. Zgjedhet amerikane të vitit të ardhshëm. Çfarë ju intereson?
“Si qytetar, më intereson ajo çka bën qeveria ime e ajo që bën Obama, një president i cili ka bërë shumë gjëra të mira, por nuk ka ditur t’i ‘shesë’ mirë. Më intereson rritja e pabarazisë mes atyre që kanë e atyre që nuk kanë. Të gjitha çështjet që kanë në zemër demokratët e liberalët si unë. Më interesojnë martesat gej, liria e zgjedhjes për gratë, tratativat bërthamore të Iranit, por si artisttë gjitha këto çështje sociale e politike nuk më intersojnë. Si artist fokusi im gjithmonë kanë qenë marrëdhëniet njerëzore, me temë filozofike e psikologjike. Sepse në kinema mund të përballesh me situata problematike në dukje të pazgjishme. Por koha kalon e tani të bardhë e të zinj që më parë shkonin në shkollë të ndarë, tani integrohen sëbashku, gejt që më parë ishin të angazhuar me një betejë dramatike tani mund të martohen lirisht. Tani më pëlqen të bëj filma për tema që qëndrojnë, jo më filma që mbeten një “rrobë e vjetër”.
Fati është një temë që përsëritet shpesh në filmat tuaj. Si topi i tenisit në “Match Point” që prek rrjetën, e më pas duke kaluar ose duke u kthyer mbrapsht, ndryshon jetë njerëzish.
“Jetët tona janë plot me rastësi, që nuk i kontrollojmë ne por në fund na shpërblejnë ose na dënojnë në mënyra të ndryshme. Ecën në një anë të rrugës dhe çdo gjë shkon mirë, zgjedh një anë tjetër dhe pastaj çdo gjë të bie në kokë. E ndryshon gjithçka. Janë të gjitha këto momente, këto rastësi që ndryshojnë jetët tona. Një rast i veçantë për mua? Po festoja Vitin e Ri, pak ditë më pas marr një letër falenderimi nga Mia Farroë me një libër, e marr për ta falenderuar nga ana ime, i propozoj të takohemi javën e ardhshme. Dhe kështu, nga një zinxhir ngjarjesh në dukje të rastit, lindi një industri botërore”.
Në vitet e fundit keni xhiruar në Londër, Barcelonë, Paris, Romë, San Françisko. Po në Nju Jorkun tuaj? Nuk filmoni më?
“Në Nju Jork do të punoja me dëshirë, por në verë bën shumë vapë, dhe pastaj të xhirosh një film është bërë jashtëzakonisht e shtrenjtë. Ndërkohë kam pasur mundësinë të punoj në metropole shumë të bukura e interesante ku kam takuar njerëz që më kanë financuar filmat sipas rregullave të mia, që nuk ndërhyjnë në një farë mënyre, nuk munden as të lexojnë skenarin dhe kanë besim që nuk do të bëj ndonjë budallallëk. Kam xhiruar dhe tek ju, në Romë. Dija ime për Italinë vjen nga Rossellini, Fellini, De Sica, Antonioni, Monicelli dhe të gjithë ato filma me të cilët jam rritur. Një nga filmat e mi është “To Rome ëith Love”.
Po Nju Jorku, si do të jetë kur të ktheheni për të xhiruar atje?
“Nuk do të jetë një Nju Jork shumë i ndryshëm nga ai i shumë filmave të mi sepse i imi nuk ka qenë kurrë Nju Jorku i vërtetë, ai që sheh në filmat e Martin Scorsese ose Spike Lee. Por, ky qytet mbetet gjithnjë i njëjti. Kujtoj që pas tragjedisë së 11 shtatorit, të gjithë pyesnin se a do të vazhdonte të ishte më i njëjti. Mendonin që jo, por ne vazhdojmë të ecim rrugëve, të shkojmë në teatrot e restorantet, e në Madison Square Garden në qytetin e madh të Nju Jorkut. Është akoma një vend romantik e kreativ, ku ka energji të mëdha e entuziasëm. Në Nju Jork tani ka vetëm të pasur dhe ata që luftojnë për të ecur përpara. E trishtë. Do të ishte mirë sikur të shmangnim situatën ku në këtë qytet nga njëra anë të kishte njerëz me shumë para e nga ana tjetër të tjerë që luftojnë për bukën e gojës”.
Allen, një pjesë e madhe e fuqisë ekonomike sot është në Kinë. Dhe ju keni një grua koreane. Keni pasur ndonjëherë synim për të punuar në Azi?
“Të gjithë më thonë që duhet të shkoj në Kinë e në Seul. E di që në dhjetor mbush 80 vjeç, dhe se së shpejti do të vdes. Por për momentin jam mirë dhe do shoh se çfarë do bëj”.
E vërtetë z.Allen, gati 80 vjeç. Mendoni shumë për vdekjen?
“Sigurisht që mendoj. Madje jam i fiksuar pas vdekjes që kur isha 5 vjeç. Gjithmonë më është dukur vetja sikur jam në prag të saj, prandaj perspektiva ime nuk ka ndryshuar shumë. Ndërsa për ditëlindjen nuk mendoj shumë, sepse e shoh të trishtueshme kur njerëzit mblidhen për të festuar”.
Në moshën tuaj, çfarë mendimi keni për kinemanë e sotme?
“Kur kam filluar unë kinemanë isha në duart e Filistejve, por disa herë në vit, për t’i shpëtuar ndërgjegjes ata prodhonin filma cilësorë. Sot, nuk ka interes për filmat e mirë. Parapëlqejnë më shumë filmat e këqinj që po i zënë vendin atyre të mirëve. Shumë nga regjisorët e viteve ‘70 nuk mund të bëjmë më filma për shkak të mjedisit ekonomik e financiar që është krijuar. Njerëzve u pëlqen tani t’i shohin filmat nëpër shtëpitë e tyre, pa qenë nevoja të dalin. Dëshiron të shoh një film të Anxhelina Zholis në orën 8? E sheh kur të duash. Por do të jetë një eksperiencë shumë ndryshe nga ajo kur unë isha fëmijë, çoheshe në mëngjes dhe me zorr të mbante vendi sepse e dije që më vonë do të shkoje në kinema. Sallat ishin të mëdha e të bukura, njerëzit prisnin në radhë nën shi. E gjithë ajo përvojë kishte diçka magjike. Sot është tjetër histori. Flas me studentët e kinemasë e më thonë: Po sigurisht që e kemi parë “Lorencin e Arabisë”, më pas marr vesh që i kanë parë në iPhone. Për dikë si mua, kjo është diçka e tmerrshme, e frikshme”.
Keni tentuar edhe televizionin. Keni firmosur një kontratë për një serial në Amazon TV.
“Disa vite më parë më telefononë nga Amazon, dhe më pyesin nëse dëshiroj të bëj një miniserial për to, 6 episode nga 30 minuta. U përgjigja që nuk i shoh këto gjëra dhe se nuk kam kohë. Por ata më rimorën e rimorën, dhe çdo herë më ofronin më shumë para. Më thanë që mund të bëj atë që dua: të xhiroj dhe bardh-e-zi në Europë nëse dua. Vazhdonin të më rimerrnin dhe të më ngrinin pagën. Në fund u bë shumë e bukur për t’i thënë jo dhe mendova me vete: Çfarë janë 6 puntata 30 minutëshe për një gjeni si unë? Përkundrazi kam vuajtur shumë për këto seri. Nëse Zoti do, seriali do të transmetohet vitin e ardshëm. Dikush do thotë që më mirë të kisha vazhduar me kinemanë, të tjerë thonë që më mirë mos të kisha bërë gjë. Ndërsa unë thjesht e nënvlerësova vështirësinë e një projekti si ky”.
Ju keni bërë regji kinematografike e televizive, keni bërë teatër, madje dhe opera. Jeni shkrimtar, skenarist, dhe klarinetist. Ka diçka tjetër që do donit ta bënit por nuk e keni bërë?
“Përpara se të vdes? Jo, asgjë në veçanti. Gëzoj shëndet të mirë, bëj gjimnastikë, ha mirë. Sigurisht, ndoshta nesër pësoj ndonjë gjë, dhe mbase nuk më kujtohet as si quhem. Por nëse shëndeti më shkon mirë, do vazhdoj të gjej njerëz që paguajnë për filmat e mi. Të dy prindërit e mi kanë jetuar gjatë: babai im vdiq 100 vjeç ndërsa mamaja 96. Nëse genet nuk më tradhtojnë, edhe unë do të kem një jetë të gjatë, shpresoj të vazhdoj të bëj filma, ndoshta edhe të përmirësohem. Nuk shoh arsye për të mos e bërë. Kam gjithnjë miliona ide, më pëlqen të shkruaj. Plus që nuk di të bëj gjë tjetër”.