• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Vendimi i Gjykatës së Lartë për paraburgimin – një evolucion i vonuar, por i domosdoshëm

by A R
06/05/2026 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH1 se vendimi i unifikuar i Gjykatës së Lartë për rishikimin periodik të masës së paraburgimit përfaqëson një ndërhyrje të vonuar, por të nevojshme për të korrigjuar praktika të thella problematike në sistemin penal.

Vangjeli nënvizoi se ka një diferencë të madhe funksionale mes prokurorit dhe gjykatësit, duke i krahasuar ata me një kardiolog dhe një dentist: “Të dy janë doktorë dhe kanë mbaruar të njëjtën shkollë, por diferenca mes tyre është shumë e madhe”.

Ai u ndal në pritshmëritë për vendime të reja të Gjykatës së Strasburgut, duke përmendur se një sërë çështjesh pritet të trajtojnë emra të njohur publikë si Ilir Meta, Erjon Veliaj, Ilir Beqja dhe të tjerë.

“Jo vetëm tre raste që prekin direkt Republikën e Shqipërisë”, tha Vangjeli, duke shtuar se jurisprudenca e Strasburgut është e detyrueshme për Shqipërinë. Duke folur për ndërgjegjen shoqërore, ai theksoi: “Unë nuk do të doja të bashkëbisedoja me subkoshiencën e zotit Sulo, sepse po të flas me ndërgjegjen – me ndërgjegjen e vrarë të të gjithë shoqërisë shqiptare, e cila shikon që ndodhin padrejtësi në sytë të saj.”

Vangjeli vuri në dukje se vendimi i Gjykatës së Lartë i vitit 2011, megjithëse i mirë për kohën, sot është i pamjaftueshëm për shkak të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe zhvillimeve të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai u shpreh se kjo jurisprudencë duhet të shërbejë si udhërrëfyes real për drejtësinë shqiptare.

Si ilustrim, Vangjeli solli një rast konkret që çoi në vendimin e unifikuar të Gjykatës së Lartë: një i akuzuar për një çështje kanabisi u la në arrest me burg pa afat nga gjykata e shkallës së parë, e cila nuk zbatoi kërkesat e vendimit të 2011-ës.

“Gjykata e Apelit e ktheu në shtëpi duke zbatuar standardet e Strasburgut, por prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ai solli edhe rastin emblematik “Kalashnikov kundër Rusisë”, ku Gjykata e Strasburgut vendosi se mbajtja në paraburgim për vite të tëra pa gjykim kërkon rishikim periodik të masës.

Vangjeli kritikoi se në Shqipëri, megjithëse ligji parashikon kontroll çdo dy muaj, ky mekanizëm shpesh mbetet formal ose nuk zbatohet fare.

Referuar të dhënave të fundit, rreth 57% e të burgosurve në Shqipëri ndodhen në paraburgim. Vangjeli theksoi se kjo situatë reflekton jo vetëm probleme procedurale, por edhe një mentalitet të vjetër ndaj prezumimit të pafajësisë.

Ai përfundoi se vendimi i Gjykatës së Lartë, edhe pse i vonuar, përfaqëson një hap evolucionar drejt një drejtësie më humane dhe në përputhje me standardet evropiane, duke theksuar se mjetet ligjore për një ndryshim të tillë kanë ekzistuar prej kohësh.

“Ky vendim i Gjykatës së Lartë, në mos revolucion, është një evolucion i vonuar. Do të duhej të kishte ndodhur kohë më përpara. Por ne kujtohemi, po vazhdoj atë historinë e dentistit, të shkojmë te dentisti kur fillon e luan dhëmbi. Jo kur ndjejmë dhimbjen e parë”, theksoi Vangjeli.

Next Post
Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com